You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » CILAT PRODUKTE KOZMETIKE DUHEN RUAJTUR NË FRIGORIFER?

CILAT PRODUKTE KOZMETIKE DUHEN RUAJTUR NË FRIGORIFER?

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-keshilla-sekrete-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Shumë femra besojnë se mosmbajtja e produkteve kozmetike në frigorifer, nuk shkakton ndonjë farë ndryshimi në përbërjen apo efikasitetin e tyre. Dhe në fakt, deri diku nuk  e kanë gabim, me përjashtim të disa rasteve të caktuara natyrisht.

Cilat janë ato?– do të mendoni ju!

1. Produktet natyrale

Disa produkte kozmetike përmbajnë konervues për parandalimin e zhvillimit të baktereve, ndërsa ca të tjera, jo! Mbani mend: Ato që nuk përmbajnë konservues, është e domosdoshme të ruhen në temperaturë specifike, domethënë në frigorifer.

2. Aromat/parfumet

Temperatura e ulët i mbron parfumet nga oksidimi, i cili shpesh herë vjen si pasojë e temperaturave të larta, ose ekspozimi i tepërt në diell…

3. Kremrat e syve

Temperatura e ulët rrit gjithnjë efikasitetin e produkteve. Ftohtësia kontribuon në zbutjen e enjtjes së syve, tkurrjen e enëve të gjakut dhe rrjedhimisht në trajtimin e inflamacioneve në nivel lokal.

4. Produktet që përmbajnë retinol

Të gjitha produktet që përmbajnë retinol (retinoli, është një përbërës kyç me efekt antirrudhë) vitaminë C, peptide dhe hydroquinone duhet të ruhen në frigorifer për rritjen e jetëgjatësisë së tyre./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top