You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » CILAT JANË GRATË QË USHQEJNË ME QUMËSHTIN E GJIRIT TË TYRE TË VEGJËLIT E KAFSHËVE TË EGRA?

CILAT JANË GRATË QË USHQEJNË ME QUMËSHTIN E GJIRIT TË TYRE TË VEGJËLIT E KAFSHËVE TË EGRA?

Nga Lorena Stroka

Brenda disa viteve jeta e tyre u shndërrua tërësisht… Fillimisht, jetonin në thellësi të pyjeve të virgjëra të Amazonës, por, për shkak të prerjeve të paligjshme, kolonizimit dhe blegtorisë ilegale, jeta dhe traditat e tyre nisën të kërcënoheshin seriozisht.

Fisi Ava jeton në zonën Maranao, në thellësi të Amazonës. Dikur ky fis përbëhej nga mijëra vetë, ndërsa sot nuk kanë mbetur më shumë  se 300 të tillë, të cilët mundohen të vazhdojnë traditat e paraardhësve të tyre, duke jetuar të harmonizuar me pyllin, vendin ku u lindën dhe u mësuan të mbijetojnë.

Kafshët e egra vlejnë shumë për anëtarët e fisit në fjalë. Ato janë për ta miq, ushqim dhe jetë bashkë. Po aq të lidhur ndihen edhe me pyllin, të cilin ata pretendojnë se u flet, e dëgjojnë dhe vuajnë kur druprerësit e paligjshëm e shfrytëzojnë atë në favor të tyre.

Gratë e fisit ushqejnë me qumështin e gjirit të tyre ketrat dhe majmunët e vegjël, jo për shkak të ndonjë anomalie, siç mund të fantazojë ndonjë perëndimor, por, sepse i konsiderojnë si fëmijë e tyre.

Sporti i gjuetisë është një veprimtari e ndaluar për burrat e fisit. Ata gjuajnë vetëm sa për të plotësuar nevojat e ushqyerjes së fisit.

Pjesëtarët e fisit Ava kanë qenë sinonim i indianëve të Amazonës. Në fillim të vitit 1900, kolonizatorët portugezë të Brazilit therën plot 100.000 persona pas kryengritjes së të dytëve, për moslejimin e thithjes së lëndëve të para nga të parët./albstroka.com/

© Albstroka.com

albstroka-blog-lorena-stroka-wikipedia

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-biografia

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top