You Are Here: Home » Mjekësi » CILAT BIMË NUK KANË NEVOJË PËR UJITJE?

CILAT BIMË NUK KANË NEVOJË PËR UJITJE?

cilat-bime-nuk-kane-nevoje-per-ujitje-albstroka-reviste-shkrime-nga-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Ka shumë njerëz që i duan bimët, por nuk kanë kohë të mjaftueshme të merren me to. Kjo është dhe arsyeja që ballokenet e shtëpive të tyre janë thuajse bosh, ose me fare pak vazo lulesh. Shihni më poshtë se cilat bimë nuk kanë nevojë për ujitje apo kujdesje të përditshme.

Aloe vera është një nga bimët më të mira, e cila jo vetëm rritet shumë shpejt, por njihet dhe për efektet e saj shëruese, më konkretisht, lëngu i saj përdoret për përgatitje kremrash bukurie (fytyrë, flokë dhe trup), por dhe si pije për pastrimin e organizmit dhe përmirësimin e procesit të tretjes.

Kaktusi schlumbergera është nga bimët që rritet më ngadalë, ka nevojë për dritë të moderuar dhe për pakëz ujë (një herë në javë). Përgjithësisht kaktusët, janë cilësuar si bimët e dembelëve, pasi nuk duan as shumë diell dhe as shumë ujë.

Jade është një bimë zbukuruese që ngjitet nëpër mure dhe që mund të rezistojë për një kohë të gjatë pa ujë. Thjesht, ka nevojë për klimë të thatë dhe dritë të mjaftueshme. Është e këshillueshme t’i spërkasni gjethet me pakëz ujë (1 herë në javë) që të mos rrudhen/vyshken.

Bimët e ajrit nuk kanë nevojë për dhe që të rriten. Ato zhvillohen njëlloj me të tjerat ndërsa mbështeten në bimë të tjera ose objekte, dhe i marrin vlerat ushqyese përmes ajrit. Të ashtëquajturat Tillandias janë bimë bimë të këtij lloji dhe kanë nevojë të ujiten vetëm një herë në javë.

Bimët e trasha nuk kanë nevojë për ujitje të veçantë. Për shembull, Kalanchoe ujitet vetëm një herë në dhjetë ditë, veçse do dritë të mjaftueshme. Ndërsa  Tradescantia pallida do dhe të lagur ose ujitje një herë në javë. E njëjta gjë qëndron për të gjitha bimët e trasha./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top