You Are Here: Home » Mjekësi » CILA SUBSTANCË E TRUPIT TONË ËSHTË MË E FUQISHME SE MORFINA?

CILA SUBSTANCË E TRUPIT TONË ËSHTË MË E FUQISHME SE MORFINA?

albstroka_blog_lorena_stroka_shkrime_morfinaNga Lorena Stroka

Një ekip hulumtuesish argumenton se trupi i njeriut prodhon një qetësues natyral shumë herë më të fuqishëm se morfina. Sipas studimit shkencor, të udhëhequr nga dr. Catherine Rougeot, së shpejti këto zbulime mund të çojnë në gjetjen e terapive të reja për zbutjen e dhembjeve të padurueshme.

Kërkuesit izoluan në jargën e njeriut, një kimikat të quajtur opiorfinë, të cilin në vazhdim e përdorën eksperimentalisht në minj me dhembje artificiale. Aty konstatuan se substanca në fjalë, rezultoi gjashtë herë më e fuqishme se morfina.

Specialistët besojnë se opiorfina në jargë mund të pengojë shkatërrimin e disa substancave të caktuara kimike – enkefalinave – të cilat gjenden në sistemin qendror nervor dhe që kanë aftësinë e duhur të ndryshojnë reagimin e trupit ndaj dhembjeve.

Shkencëtarët shpresojnë se përmes studimeve të mëtejshme do të përcaktojnë kushtet e sakta që shkaktojnë lirimin e substancave specifike, si dhe do të zbërthejnë profilin farmakologjik të opiorfinës, në mënyrë që të marrin në konsideratë efektet e mundshme toksikologjike të një doze më të lartë. Në të njëjtën kohë, shumë shkencëtarë të tjerë shfaqen të rezervuar në lidhje me rëndësinë e hulumtimit në fjalë, pasi sipas tyre asnjë gjetje e deritanishme nuk tregon nëse substancat në fjalë luajnë rol kyç në kontrollin normal të perceptimit të dhembjes./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top