You Are Here: Home » Mjekësi » Cila sëmundje ka vrarë më shumë njerëz?

Cila sëmundje ka vrarë më shumë njerëz?

Nga Lorena Stroka

Në botë ka qindra-mijëra sëmundje të diagnostikuara dhe po aq të pa diagnostikuara. Sëmundje që kanë marrë në qafë plot jetë të pafajshme njerëzish. Dhe pas gjithë këtyre goditjeve vjen një çast ku vetëpyetesh, për kuriozitet më shumë, se cila prej tyre ka “korrur” më shumë jetë. Ma merr mendja se shumica do të përmendte kancerin. Deri diku e logjikshme do të më tingëllonte përgjigjia, pasi kohët e fundit kjo sëmundje e tmerrshme po bën kërdinë anembanë botës, pa dallim grupmoshash.

Mirëpo, në vendin e parë të listës nuk shënohet kanceri por lia, për më shumë se 12.000 vjet ajo ka vrarë miliona njerëz. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 1967 u infektuan më shumë se 15 milionë njerëz, prej të cilëve 2 milionë vdiqën. Pas një fushate të suksesshme për vaksinim masiv, lija u zhdukë në vitin 1970./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top