You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ÇFARË TË BËSH PËR TË PASUR LËKURË TË MËNDAFSHTË

ÇFARË TË BËSH PËR TË PASUR LËKURË TË MËNDAFSHTË

© Lorena Stroka

Qumështi nuk bën mirë vetëm për organizmin, por edhe për lëkurën. Shumë lehtë mund të rigjeneroni lëkurën tuaj duke bërë milk bath në kushte shtëpie. Ja çfarë do të nevojiteni për një lëkurë sa më shkëlqyese e të butë si mëndafsh:

4 filxhanë qumësht pluhur

1 filxhanë miell misri

5-10 pika vaj esencial (nga bima juaj e preferuar)

1 vazo me kapak

Procesi i përgatitjes

Në brendësi të vazos shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm, mbylleni fort me kapakun e saj origjinal dhe pasatj tundeni derisa të përzihen mirë. Në rast se disa copëza nuk janë tretur mirë, thërmojini me duar. Kur përzierja të jetë gati, mbushni vaskën me ujë, zbrazni gjysmë filxhani në të dhe bëni një zhytje të mirë. Personalisht, e bëj çdo të shtunë në mbremje, madje më pëlqen aq shumë sa refuzoj të dal prej andej./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top