You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » CILA ËSHTË ORA MË IDEALE PËR FILLIMIN E SHKOLLËS DHE PUNËS? JA SI E ARGUMENTOJNË SHKENCËTARËT!

CILA ËSHTË ORA MË IDEALE PËR FILLIMIN E SHKOLLËS DHE PUNËS? JA SI E ARGUMENTOJNË SHKENCËTARËT!

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-biografia-gazetare-cila-eshte-ora-me-ideale-per-te-filluar-punenNga Lorena Stroka

Sipas shkencëtarëve të Oksfordit, orari i fillimit të punës dhe shkollës nuk duhet të jetë ky që njohim sot, pra 8:30 apo 9:00 respektivisht, por 10:00. Arsyeja? Trupi dhe mendja nuk janë të sinkronizuara me oraret e kërkuara nga shoqëria, ndaj dhe më pozitivja do të ishte të sinkronizoheshin me orën tonë biologjike.

Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit shprehen se kur njerëzit detyrohen të fillojnë punën para orës 10:00 të mëngjesit, ata sëmuren, lodhen dhe stresohen. Rrjedhimisht, e gjithë kjo kërcënon sa performancën profesionale po aq dhe gjendjen e tyre mendore.

Shkencërisht është gjetur se çdo grup moshe  përballet me vështirësi të ndryshme, për shembull, ritmi circadian i personave mbi  mosha 55 vjeç  është plotësisht asinkron me sistemin standard 9:00 – 5:00. Gjithashtu, eksperimente të tjera, kanë treguar se pjesa dërrmuese e 10 vjeçarëve e ka të pamundur përqendrimin në mësim para orës 10:00. E njëjta gjë është vërejtur edhe te 16 vjeçarët apo studentët, për të cilët oraret më idelae mendohet të jenë 10:00 dhe 11:00 respektivisht.

Ekspertët besojnë se ndryshimi i orarit do të sjellë ngritje të ndjeshme notash, thellim njohurish, më tepër efikasitet në punë, si dhe më pak lodhje fizike, ankth, konfuzion, zemërim, mbikonsum dhe abuzim me pijet alkoolike apo lëndët narkotike.

Së shpejti, në Angli do të nisë një eksperiment në 100 institucione të vendit, ku nxënësit do të fillojnë shkollën në orën 10:00. Në 2018 do të botohen përfundimet nëse ia vlen të ndryshojë orari standard apo jo./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top