You Are Here: Home » Shkencë » CILA ËSHTË MADHËSIA E VRIMAVE TË ZEZA?

CILA ËSHTË MADHËSIA E VRIMAVE TË ZEZA?

Nga Lorena Stroka

Është vërtetuar se vrimat e zeza kanë madhësi gjigande. Shumica e atyre që janë identifikuar kanë masë dhjetëra, qindra, miliona akoma dhe miliarda herë më të madhe se ajo e Diellit.

Mirëpo deri në çfarë madhësie mund të arrijë një vrimë e zezë?

Për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj pyetjeje të vazhdueshme, disa kërkuesë nga Universiteti i Stanfordit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përdorën teleskopin hapësinor Chandra dhe përqëndruan vëmendjen e tyre në 18 bashkësi galaktikash të Gjithësisë. Studiuan galaktikat më shkëlqyese të çdo bashkësie dhe në disa prej tyre gjetën vrima të zeza kolosale me masë 10-40 miliardë herë më të madhe se ajo e Diellit.

“E dinim që në gjithësi ekzistonin vrima të zeza të kësaj madhësie, por i konsideronim tejet të rralla. Kërkimet na tregojnë se ato janë më të zakonshme nga ç’mendonim deri më sot”, nënvizon kryesuesja e hulumtimit, Xhuli Hlavacek./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top