You Are Here: Home » Mjekësi » Si të reduktoni dhembjet gjatë ciklit menstrual

Si të reduktoni dhembjet gjatë ciklit menstrual

Nga Lorena Stroka

I përkisni kategorisë së femrave që vuajnë nga dhembje të forta gjatë ciklit menstrual? Nëse po, mos u shqetësoni më, pasi problemi është i trajtueshëm… kjo mund të arrihet përmes marrjes së qetësuesve ose ndjekjes së disa këshillave të vlefshme…

Së pari, mos harroni të shtoni në menunë tuaj të përditshme ushqime të pasura me kalcium, magnez dhe yndyrna omega-3, të gjitha këto ndihmojnë në funksionin e mirë të metabolizmit.

Së dyti, pini sa më shumë lëngje, si çaj, kamomil të zier, qumësht etj.

Së treti, mbajeni barkun të ngrohtë, dhe shtrihuni në pozicion embrioni.

Së katërti, merruni me ushtrim fizik, por jo gjatë ditëve të ciklit…

Së pesti, shmangni sa më shumë shëtitjet e paarsyeshme ditëve që keni dhembje periodash.

Së fundi, reduktoni konsumin e kafesë dhe stresin e tepërt, pasi janë dy faktorët kryesorë që ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit në përgjithësi.

Në rast se ndjeni dhembje të vazhdueshme dhe nuk vëreni asnjë përmirësim, atëherë kërkoni ndihmë të specializuar mjekësore./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top