You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » Çifte me diferencë moshe

Çifte me diferencë moshe

lorena_stroka_foto_biografia_facebook_keshilla_nga_lorena_stroka_albstroka_facebookNga Lorena Stroka

Sa e rëndësishme është diferenca e moshës në një lidhje dashurie? A është gabim që një burrë i pjekur të qarkullojë me një vajzë të re? A është e papranueshme shoqërisht që një grua të dojë një burrë më të vogël në moshë?

Dashuria dhe diferenca e moshës janë dy koncepte që avash-avash po ndalojnë së qeni tema tabu, pasi çiftet me diferencë moshe nuk janë më aq të rralla sa dikur. Përkundrazi janë në rritje… Mirëpo që të arrinim deri këtu kaluam në shumë faza, sidomos për sa i përket marrëdhënieve të grave me burra më të rinj. Opinioni publik qe gjithmonë negativ dhe një lidhje e tillë konsiderohej e dënueshme dhe  e paparanueshme. Në përgjithësi, Shqipëria vazhdon të jetë një vend gjasme – konservator në tema të tilla, vendos fjalën “gjasme” sepse në fshehtësi pothuajse të gjithë kanë jetuar një lidhje me diferencë moshe, thjesht, për sytë e botës luajnë rolin e gjykatësit. Sipas tyre (sipërfaqësisht gjithmonë), që një djalë i ri të krijojë lidhje erotike me një grua të madhe, fsheh patjetër një stimul të errët ekonomik, ndërsa gruaja që guxon të dashurojë një partner më të ri se ajo konsiderohet (të paktën) e ulët moralisht… Prandaj dhe në qoftë se ekziston një lidhje e tillë ajo ruhet gjithmonë larg syve kureshtarë, miqve, të njohurve nga frika se se ç’do të thotë bota!

Kur një grua është më e madhe se burri…

Për fat të mirë kohërat ndryshojnë. Opinioni publik edhe pse ende i trajton me ndrydhje dhe hezitim lidhjet me diferencë moshe, përgjithësisht ka filluar të tregojë një lloj zbutjeje falë aktivitetit intensiv dhe ndryshimeve të vazhdueshme në shoqëri. Sot, shohim shumë gra e burra të pjekur që janë mjaft aktivë, të mirëmbajtur fizikisht dhe mbi të gjitha të gatshëm për aventura të reja. Sigurisht që ekzistojnë dhe raste me motive të errëta. Në fund të fundit në ç’pjesë të jetës shoqërore apo profesionale nuk ekzistojnë raste të tilla? Sipas studimeve të deritanishme, 36% e grave në Amerikë ka lidhje ose është e martuar me burra të paktën 5 vjet më poshtë. Ndërsa 45% e tyre  mban lidhje me burra 15 vjet më të rinj se ato.

Kur një burrë është më i madh se gruaja…

Edhe te burrat normat vazhdojnë të jenë njësoj të larta, mirëpo gjërat këtu janë pak më ndryshe, pasi një burrë në rast se qarkullon me një grua të re në moshë, nuk do të paragjykohet dhe aq shumë. Opinioni publik këtu do të shënjestërojë gruan, të cilën do ta akuzojë për shfrytëzim parash, për shthurje morale, për mendjelehtësi etj…

Dashuria s’do t’ia dijë për diferencë moshe…

Dashuria nuk njeh vite apo gjini. Gjëja më e rëndësishme është të shikojmë karakterin dhe jo kartën e identitetit të tjetrit. Në fund të fundit në qoftë se na bëjnë të ndihemi mirë, ç’rëndësi kanë vitet që na ndajnë? Lidhja është një zgjedhje e ndërgjegjshme që bazohet në eros, dashuri, tërheqje dhe ndjenjë, dhe nuk mund të eliminohet nga asnjë diferencë moshe apo hollësira të tjera “teknike”. Jemi njerëz, jo produkte – ndaj dhe nuk duhet të kërkojmë për “datë skadence”/.AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top