You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ÇFARË VAJI TË ZGJEDHIM NË BAZË TË TIPIT TË LËKURËS, (II)

ÇFARË VAJI TË ZGJEDHIM NË BAZË TË TIPIT TË LËKURËS, (II)

lorena_stroka_wikipedia_biografia_keshilla_biography_2017-gazeta-albstroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Epo nuk thotë kot populli: “Mukajeti të lë pa martuar!” 😀

Kështu edhe kjo puna ime! Edhe pse në stick kam një ‘mal’ shkrimesh të përgatitura, kur vjen koha për t’i postuar, çuditërisht, bëhem aq përtace sa nis justifikimet: hë se po s’munde sot, ditë është dhe nesër… E disi kështu nga shtyrja për një ditë, kalojmë në atë për një vit!

Nejse për të mos ju lodhur më tej me muhabete pa bereqet, sidomos tani që pas festave ju pret një barrë me punë, larje, shpëlarje enësh, pritje e përcjellje miqsh, them të vazhdojmë me pjesën e dytë e të fundit të shkrimit.

Lëkura mikse

Për ata që nuk e dinë, lëkurë mikse (combination skin) quhet ajo që është pjesërisht e yndyrshme (ballë, hundë, mjekër, gjoks dhe shpinë) dhe e thatë ose normale në pjesët e tjera. Produktet me vitaminë A, ndihmojnë në balancimin e lëkurës mikse, ndërkohë që parandalojnë akumulimin e qelizave të vdekura në pore.

Cili vaj i përshtatet këtij tipi lëkure?

Vaji i bajmes, jojoba, gjalpi karite

Vajra esencialë

Vaji i rozmarinës

Vaji i xhensenit

Vaji i barit të bletës

Njollat

Rrezet e diellit përveçse shkaktojnë dëmtime në qelizat epidermale rrisin dhe numrin e melanociteve në pjesë të ndryshme të lëkurës. Në të cilat pasi grumbullohet melanin, krijohen të ashtuquajturat njolla kafe.

Si të veproni për t’i reduktuar

Përveç aplikimit të kremit anti-diell me faktor mbrojtës (SPF 60), mos harroni të përdorni edhe produkte hidratuese-zbardhuese me përmbajtje të lartë bliri gjethevogël, majdanozi ose çaji të bardhë.

Peeling për njollat 1 herë në javë: Në një tas të pastër përzieni së bashku 1 lugë gjelle miell tërshëre, 1 lugë gjelle kripë gatimi, 4 lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë sheqer pudër, derisa të krijohet një masë homogjene. Pastaj shtoni 4 pika vaj esencial livandoje dhe 2 pika vaj berxhani. Mandej, me përbërjen e fituar fërkoni lehtë pjesët problematike. Në fund, shpëlahuni me ujë të vakët.

Llojet e vajrave që duhet të përdorni:

Vaj kokosi

Vaj balsami,

Gjalpë kakaoje

Vajra esencialë

Vaji i akilit – efekt zbardhues

Vaji i limonit – efekt zbardhues/pastrues

Vaji i blirit – efekt zbardhues/zbutës/albstroka.com/

GËZUAR VITIN E RI 2018!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top