You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ÇFARË VAJI TË ZGJEDHIM NË BAZË TË TIPIT TË LËKURËS

ÇFARË VAJI TË ZGJEDHIM NË BAZË TË TIPIT TË LËKURËS

KESHILLA-BUKURIE-NGA-LORENA-STROKA© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Për shumë njerëz (jo për të gjithë sigurisht), mosha qenka thjesht një numër. Pikërisht këtë mendova ndërsa shihja disa foto të S. Sarandon. Sinqerisht, u mahnita me thjeshtësinë e bukurisë së saj, e cila edhe pse i ka kapërcyer të shtatëdhjetat, vijon të jetë një ndër femrat më tërheqëse të Hollivudit. Ajo çka më pëlqen më së shumti te Sarandon është natyrshmëria e pastër që përcjell në imazhin e saj. Ndër të paktat mund të them që ka mundur t’i shmanget me sukses mumifikimit apo ngrirjes së shprehive të fytyrës. Në çdo dalje të saj, ajo vjen e ëmbël, sharmante, e kuruar, dhe mbi të gjitha e patjetërsuar, pa kaluar në skajshmëri si koleget e saj. E ADHUROJ!

Shembuj të tillë femrash duhet të përbëjnë motivim për ne femrat e tjera që na pëlqen e veçanta, eleganca dhe finesa në tërësi.

Tani, lidhur me temën e radhës… mendova t’ju sjell diçka që kam besim se do t’ju ndihmojë të gjithave, pa dallim moshe, veçse do të ndahet në dy pjesë, pasi është një shkrim goxha i gjatë dhe me shumë këshilla të dobishme, të cilat vështirë se përmblidhen në një postim të vetëm!

Produkte për të nxjerr në pah bukurinë njerëzore ka sa të duash, të zgjedhësh të duhurat është e vështirë (qyqja po bëj si ai gjatahuri që thoshte: Punë ka, profesionistë nuk ka 😀 ) Prandaj nëse nuk doni që pas disa vitesh t’ia mbathni vrapit nga rrudhat palë-palë, kushtojuni pak minuta këshillave të mëposhtme.

SEKRETE-BUKURIE-KESHILLA-NGA-LORENA-STROKA-GAZETA-ALBSTROKALe të fillojmë me lëkurat e thata (ku bëj pjesë edhe unë)

Lëkurat e thata në fillim duken të lëmuara e thuajse të përsosura, por që me kalimin e kohës nisin e ashpërsohen, duke krijuar vijëzime në ballë dhe faqe, ndonjëherë shumë më herët sesa llojet e tjera të lëkurës. Lëkurat e thata karakterizohen nga mungesa e lipideve (një grup komponimesh që gjenden midis qelizave dhe formojnë shtresa për depozitimin/mbajtjen e ujit). Kur ndodh kjo, përveç thatësisë, lëkura shfaq shenja dehidratimi, gjendje e cila mund të parandalohet vetëm nëse merret trajtimi i duhur.

Cili vaj i përshtatet këtij tipi lëkure?

Vaji i bajames, vaji i kokosit, vaji baobab, vaji i avokados, vaji i pjeshkës, dhe natyrisht të gjitha llojet e gjalpeve.

Vajra esencialë

Vaji i trëndafilit – rigjeneron qelizat.

Vaji ylang-ylang – lëmon lëkurën  e thatë, rrit elasticitetin.

Po për lëkurat e pahidratuara?

Lëkurat e pahidratuara vuajnë nga mungesa e ujit. Dukja e tyre është e venitur, pa shkëlqim, me vijëzime të holla horizontale. Në prekje janë të ashpra dhe jo-homegjene. Dehidratimin e ndeshim jo vetëm te lëkurat e thata, por edhe tek ato me yndyrë.

Llojet e vajit që duhen përdorur:

Vaji i avokados, vaji i susamit dhe gjalpi karite.

Vajra esencialë

Vaj esencial i fituar nga kamomili gjerman, dru sandali dhe livandoja.

Për këtë lloj lëkure rekomandohet përdorimi i kremrave me përmbajtje të lartë uji (60%) dhe substanca që favorizojnë furnizimin e qelizave të lëkurës me ujë, si për shembull glicerina.

Lëkurat e pjekura

Gjatë menopauzës, reduktimi i prodhimit të estrogjeneve dhe ndërprerja e tyre përfundimtare, sjell ndryshime në funksionin e lëkurës. E gjithë kjo në kombinim edhe me uljen e prodhimit të lipideve nxit shfaqjen e rrudhave të reja ose thellimin e të vjetrave.

Si të veproni: Përdorni qumësht pastrues me efekt hidratues, locion tonik dhe hidratues kremozë gjatë natës.

Llojet e vajrave që duhen përdorur

Vaji i aguliçes, vaji i ullirit dhe vaji baobab.

Vajra esencialë

Vaji i temjanit – përdoret ekskluzivisht për lëkurat e pjekura (mbi 50 vjeç), është i pasur me vitamina, si dhe ka veti rigjeneruese.

Vaji i limonit – ka efekt shtrëngues, forcues

Vaji i trëndafilit – ka veti anaplastike, anti-plakje

Vaji i pjeshkës – ka efekt hidratues dhe është i pasur me vitamina A, B dhe E.  Ka veti antioksiduese, që ndihmojnë  në largimin e toksinave të dëmshme. Për ata që nuk e dinë, vaji i pjeshkës përbën përbërës bazik në Aromateoterapi. Përthithet lehtë nga lëkura dhe ka efekt lëmues. Është i shkëlqyer për luftimin e rrudhave dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës. Mund të aplikohet veçmas ose i përzier me vajra të tjerë esencialë./albstroka.com/

vijon…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top