You Are Here: Home » Kuriozitete » ÇFARË TË PËRBASHKËT KA MES TRURIT TË NJERIUT DHE MINJVE?

ÇFARË TË PËRBASHKËT KA MES TRURIT TË NJERIUT DHE MINJVE?

lorena-stroka-gazetare-wikipedia-gazeta-albstroka-artikuj-shkencoreNga Lorena STROKA

Siç e dini, ekziston një histori e gjatë kërkimesh në lidhje me identifikimin e një tipari të veçantë në trurin e njeriut, që shpjegon vetëdijen tonë të përparuar, si dhe sovranitetin njerëzor mbi natyrën. Një neuroshkencëtare argumenton se ky tipar dallues që përgjegjësohet për aftësitë e veçanta njohëse të një personi, ndodhet te numri i neuroneve në korteksin cerebral të jashtëm ose në neokorteks: 16 miliardë nga 86 miliardë neurone gjithsej. Paralelisht, janë interpretuar edhe hipoteza të tjera, si për shembull, që vetëm te njerëzit ka disa zona të caktuara të trurit, qeliza nervore, ose që truri i njeriut konsumon më shumë kalori sesa ai i specieve të tjera.

Elefantët dhe balenat kanë tru më të madh se njerëzit. Studimet e fundit kanë treguar se delfini i zi ka 37 miliardë neurone në tru. Balenat, elefantët dhe specie të tjera me tru të madh posedojnë neurone von Economo. Ndërsa njerëzit dhe minjtë kanë afërsisht të njëjtat kategori qelizash truri. Gjithashtu, qeliza nervore von Economo janë identifikuar te balenat dhe disa kafshë të tjera. Rrjedhimisht, askund nuk vërehet një argumentim bindës dhe i dokumentuar shkencor se pse njerëzit gjenden në krye të shkallës njohëse./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top