You Are Here: Home » Mjekësi » SI TË TRAJTONI DHIMBJET MUSKULARE

SI TË TRAJTONI DHIMBJET MUSKULARE

ALBSTROKA-BLOG-ÇFARE-TE-BENI-PER-MBROJTJEN-E-NYJEVE-LORENA-STROKA-GAZETARE-SHKRIMTARE-POETE-PERKTHYESE-SHQIPTARENga Lorena Stroka

Problemi i artiritit apo i nyjeve (si e themi në shqip), nuk prek vetëm moshat e thyera, por, dhe më të rejat. Përveç barnave që jepen rregullisht nga mjekët specialistë, shumë pacientë i kthejnë sytë dhe nga kurat popullore, të cilat në më të shumtën e rasteve kanë rezultuar të efektshme.

Lëngjet tonike në kushte shtëpie me përbërës natyralë kanë dëshmuar se mund të rrisin fleksibilitetin e nyjeve dhe si dhe të zbusin ndjeshëm dhimbjet muskulare. Ejani të përgatisim një të tillë së bashku:

Përbërësit

500 ml lëng anana

120 ml lëng grejpfrut

120 ml lëng selino (në 150 ml ujë zieni një dorë selino, pastaj kullojeni)

1-2 lugë çaj kurkumë

2 lugë çaj ginger të grirë

pakëz piper të zi

2-3 copa kardamon (kakule, lloj erëze)

Përgatitja

Në një rrahëse elektrike përzieni lëngjet e frutave. Në vazhdim shtoni lëngun e selinos dhe përbërësit e tjerë, duke i rrahur të gjithë së bashku. Lëngu i shijshëm dhe terapeutik është gati për konsum./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top