You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ÇFARË TË BËNI KUR JU NGJYROSEN RROBAT GABIMISHT

ÇFARË TË BËNI KUR JU NGJYROSEN RROBAT GABIMISHT

NGJYROSJA-E-RROBAVE-TEKNIKA-PER-RIKTHIMIN-E-NGJYRES-ORIGJINALE-SHKRIME-NGA-LORENA-STROKA-ALBSTROKA-BLOGNga Lorena Stroka

Sidomos gjatë viteve të mia studentore, kur kthehesha në shtëpi krejt e lodhur, gjëja  parë që bëja ishte vendosja e rrobave në makinën larëse. Shumë herë, nuk tregohesha e kujdesshme në përzgjedhjen e ngjyrave, gjë që “e paguaja” më vonë. Rrobat ndërronin ngjyrë nga një çast në tjetrin, bëheshin lara-bala! Mundohesha t’i laja përsëri në temperaturë më të lartë, por, pa rezultat, derisa një ditë mësova se zgjidhja gjendej në kuzhinë. Vetëm një herë më kishte dalë për mirë ngjyrosja, më kishin dhuruar një këmishë shumë të bukur, të cilën ngaqë e vishja shpesh (kështu e kam unë, kur më pëlqen diçka, vështirë se e heq nga trupi) kishte filluar të zbehej, mirëpo një peshqir ngjyrë-mente, e bëri fringo të re. Pastaj të gjithë më pyesnin se ku e kisha blerë!

Me pak fjalë, në qoftë se për një arsye apo një tjetër, u janë ngjyrosur rrobat gabimisht, vendosini përsëri në makinën larëse, por, përveç ilaçit që përdorni zakonisht, shtoni dhe një dorë sodë buke. Menjëherë do t’u rikthehet ngjyra e mëparshme./albstroka.com/

Shihemi pas pak në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top