You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » ÇFARË MENDON?

ÇFARË MENDON?

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Mendoj se sa të çuditshme janë ato vajza që vishen jo për t’i parë, por për t’i vënë në sy…

Mendoj se sa çliruese duhet të jetë të besosh…

Mendoj se mund të mos i di mirë profilet e miqve të mi, megjithatë më mirë se ata i di…

Mendoj se pavarësisht se mund të akuzohem për mungesë imagjinate, unë vazhdoj të besoj se vendi më i mirë për të bërë dashuri është shtrati…

Mendoj se bëhesh ndyrësirë ditën që fillon të besosh se ato që ke, i meriton vërtet…

Mendoj se dikush mund të vdesë vërtet nga dashuria. Dje, për shembull, desh më shtypi autobusi, sepse shihja një vajzë që po kalonte rrugës./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top