You Are Here: Home » Shkencë » Astronomi » ÇFARË KENI DËGJUAR PËR HËNËN E DYTË TË TOKËS?

ÇFARË KENI DËGJUAR PËR HËNËN E DYTË TË TOKËS?

albstroka-shkence-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-poete-perkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Ishim mësuar të shikonim vetëm një hënë në qiell, diçka që nuk ekzistonte miliona vjet më parë, kur ato ishin ende dy, dhe njëra nuk kishte arritur të “vriste” tjetrën.

Për vite me rradhë, shkencëtarët i problematizonte forma e çuditshme e hënës. Njëra anë e saj mbizotërohet nga zonat e ulëta fushore dhe pjesa tjetër nga zonat e larta malore.

Kështu arritën në përfundimin se hëna që ne të gjithë shohim, është “vrasëse”, prandaj ka dhe këtë formë.

Sipas një hulumtimi të kohëve të fundit, të botuar në revistën Nature, Toka kishe dy hëna, gjë që ndodhë edhe në planete të tjera, të tilla si Marsi!

Të dyja hënat ishin në distancë të afërt me njëra-tjetrën, dhe kishin ndryshim të dukshëm në madhësi. Hëna e vogël ishte stacionuar në një pikë të qëndrueshme gavitacioni midis sitemit të Tokës dhe Hënës.

Papitmas, pika gravitacionale u bë e paqëndrueshme. Si rezultat i kësaj, hënat u afruan tej mase me njëra-tjetrën dhe pastaj u përplasën.

Përplasja u bë me një shpejtësi relativisht të ulët. Hëna “e vogël”, por dhe më “e dobët” njëkohësisht u zhdukë. E “gëlltiti” hëna ekzistuese që të gjithë shohim sot./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top