You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » Çfarë i tërheq burrat te një grua?

Çfarë i tërheq burrat te një grua?

Nga Lorena Stroka

Do të hysh në mendjen e burrave dhe të mësosh se çfarë i tërheq te një grua? Do të dish se çfarë i bën të të dëshirojnë më shumë? Mos u merakos fare, për këtë punë jam unë këtu. Ok, le të fillojmë:

  • Të jetë lozonjare: Gratë që marrin shumë seriozisht veten apo gjërat përreth tyre nuk konsiderohen aspak seksi. Ka diçka tërheqëse, të parezistueshme për burrat kur gratë janë të gjalla, lozonjare, çapkëne, prandaj mos u shqetëso nëse ke një tip të tillë. Sigurisht, mos ngatërro të qenit lozonjare me budallaqe. Budallallëku është diçka tjetër, veçse mospërfillje shkakton. Burrat mendojnë se duke qenë e këndshme dhe aktive tregon se kënaqesh në jetë. Prandaj mos e humb kurrë entuziazmin tënd.
  • Të jetë e bukur: Siç e kupton koncepti i bukurisë ndryshon nga personi në person. Megjithatë shumica e burrave mendon se një grua është e bukur nëse: vishet bukur, pa ekzagjerime dhe zbulime të tepërta. Shpenzon kohë në kujdesin e fytyrës dhe trupit të saj. E intereson mendimi i burrit mbi paraqitjen e saj.
  • Të jetë e pjekur/informuar në çështjet lidhur me seksin: Disa burra janë shumë të hapur me temën seks qysh në fillim. Disa të tjerë janë më të hapur pas martesës. Megjithatë, të gjithë burrat duan të kenë në krah një grua me të cilën të zhvillojnë diskutime të drejtpërdrejta mbi seksin kur e kërkojnë rrethanat. (Vetëm prapanikët mendojnë të kundërtën).
  • Të kuptojë burrat: Gratë që  dinë se si mendojnë burrat dhe i duan për atë që janë konsiderohen shumë seksi.  Është sikur u japin mundësinë të bëhen gjuetarë, fakt që i mbush me vetëbesim.
  • Të jetë e dashur: Është e vështirë të kuptojmë se si afrimiteti/dashuria ndikon në psikologjinë e burrave, por besomëni do jeni shumë seksi nëse shpalosni dhe këtë anën tuaj. Tregoni dashuri dhe do të ndiheni më mirë nga kjo lidhje me partnerin tuaj.
  • Të dijë të “falenderojë”: Shumca e takimeve për burrat është një çast që shpenzojnë shumë para dhe bëjnë endrra se ç’do të ndodh pas darkës… Burri e vlerëson t’i thuash se takimi ishte i mrekullueshëm dhe ta bësh të besojë se gjithçka rrjedh ashtu siç e kishte planifikuar. Në këtë mënyrë është si t’i thuash: “Më bën shumë të lumtur”, fakt që i bën burrat të të shohin më seksi.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top