You Are Here: Home » Mjekësi » ÇFARË ËSHTË SINDROMA E KASANDRËS?

ÇFARË ËSHTË SINDROMA E KASANDRËS?

sindroma-e-kasandres-albstroka-blog-lorena-stroka-biografia-jeteshkrimi-gazetare-poete-përkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Megjithëse në literaturën angleze haset si alegori, sindromë, kompleks apo dukuri. Emërtimi që i përshtatet më së shumti është sindromë… Bëhet fjalë për një çrregullim psikologjik, i cili shoqërohet nga disa simptoma të veçanta. Për ata që nuk e dinë, Kasandra njihej si një ndër figurat më të spikatura të mitologjisë greke, në mënyrë të veçantë, ajo ishte e bija e Priamit (mbretit të Trojës) dhe Hekubës.

Apolloni i pati falur asaj dhuntinë e profecive dhe mallkimin e njëkohshëm që askush të mos besonte parathëniet e saj për të ardhmen.

Sindroma e Kasandrës u referohet individëve që përjetojnë përkeqësim fizik e mendor, për shkak të perceptimeve të tyre personale. Këta persona besojnë se duhet të përmbushin një mision të rëndësishëm, ndaj dhe bëjnë paralajmërime të vazhdueshme (të ngjashme me profecitë), në lidhje me pasojat e një sjelljeje, duke përmendur shpesh normat morale, shoqërore e kulturore.

Simptomat e sindromës bëhen më të dukshme, në ato raste kur personi përjeton një gjendje të rëndë emocionale për dikë tjetër, domethënë, ndan të njëjtën dhimbje me vuajtësin e vërtetë. Kjo ndjeshmëri ndaj problemeve të jashtme e nxitë të arsyetojë në mënyrë të detajuar se të gjitha vuajtjet, mundimet, mjerimet dhe fatkeqësitë vijnë si pasojë e mosbindjes apo paditurisë njerëzore ndaj normave morale./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top