ÇFARË ËSHTË PSIKOANALIZA?
Psikoanaliza eshte nje shqyrtim intensiv dhe i gjate i motivacionit te pavetedijshem te pacientit. Mendohet se pacienti ka konflikte te ndrydhura nga femijeria, te cilat jane ende te pazgjidhura dhe prandaj shkaktojne ankth dhe probleme psikologjike.
Qellimi i psikoanalzes eshte t’i sjelle konfliktet e ndrydhura ne nivelin e vetedijes, ne menyre qe pacienti te mund te merret vete me to si nje i rritur. Megjithate, vetem pak profesioniste e perdorin psikoanalizes ashti sic e perdorte Freud, eshte me rendesi te kuptohet se shumica e teknikave qe perdoren aktualisht perfaqesojne modifikime te drejtimit klasik psikoanalitik.
Forma klasike e psikoanalizes kerkon 3-5 vizita per nje periudhe prej 5 vjetesh e me shume dhe mund te kushtoje mijera dollare. Psikoanaliza perdoret me shume rezerva me klientet me sistem nervor te dobet dhe me ata psikotike. Perderisa ajo kerkon aftesine per t’i shprehur verbalisht ndjenjat ne nje menyre disi te sofistikuar si dhe aftesine per t’u pergjigjur racionalisht, ajo nuk perdoret me psikotiket dhe me klientet me sistem nervor te dobet.
Sot forma klasike e psikoanalizes perdoret rralle, pjeserisht sepse kerkon shume kohe dhe pjeserisht se ka kosto te larte. Neofrojdiset, ose psikoanalistet qe erdhen pas Freudit shpesh e vene theksin me shume ne sjelljet e tanishme sesa ne konfliktet e se shkuares; ata shpesh fokusojne dhe ego-n po aq sa id-in.
Megjithate, psikoanaliza formon bazen e shume terapive te tjera, shumica e te cilave nuk kane as emra.Shumica e analisteve perdorin nje teknike me te drejtperdrejte nxitjeje sesa asosacionin e lire. Psikoanaliza ka rendesi sepse siguron nje kuader brenda te cilit mund te zhvillohen forma te tjera psikoterapie.
Teknikat psikoanalitike jane : asosacionet e lira, rezistenca, analiza e endrrave dhe transferenca (Freud, 1949).
Ne situaten klasike psikoanalitike, pacienti rri gjysmeshtrire ne nje divan duke mos veshtruar nga analisti. Ai nxitet te perdore asosacionin e lire, domethene te thote cdo gje qe i vjen ne ate moment ne mendje, pa u frenuar e pa u rezervuar per te shpehur urrejtjen, armiqesine, absurditetin ose mungesen e logjike kur ato ekzistojne.
Psikoanalisti nuk shpreh asnje mosmiratim ose reagim emocional ndaj asaj qe thote pacienti. Kur terapisti ve re se ne asosacionet e pacientit ekzistojne modele, kur ai ka makthe per ceshtje te caktuara, kur atij i “shket goja” dhe ne vend te dickaje thote nje tjeter, kur ai tregon endrrat qe ka pare, atehere terapisti e nxit pacientin te perqendrohet ne pjeset me te rendesishme te jetes se tij te kaluar.
Mendohet se me pakesimin ne minimum te kontrrollit te vetedijshem te mendimit, pacienti mund te shfaqe motivet dhe asosacionet e pavetedijshme.
Rezistenca
Ne parim, pacienti do te shfaqe rezistence, domethene do t’i shmange ne menyre te pavetedijshme disa ceshtje qe shkaktojne dhimbje. Pacienti mund te kaperceje papritmas ne nje ceshtje tjeter ose mund ta harroje teresisht ate qe po thoshte. Nese terapisti vazhdon ta nxise, pacienti e nderpret seancen duke heshtur, duke bere shaka, ose duke u bere keq.
Ne teapine klasike te Freud, keto ceshtje ose zona ne te cilat shfaqet rezistenca, mendohet se kane lidhje me ekspeienca seksuale te feminise. Keto eksperienca mund te jene eale ose imagjinare. Kjo eshte arsyeja qe psikoanaliza e ve theksin ne shkaqet e shkuara te problemeve te tashme.
Analiza e ëndrrës
Freud besonte se analiza e endrres mund ta ndihmonte terapistin te zbrese ne pavetedijen e pacientit ku mund te shprehen ndjenjat e verteta. Freud dalloi permbajtjen e manifestuar te endrres (ajo qe mbahet mend) dhe permbajtjen e fshehur te endrres (ajo qe ndodh me endrren ne pavetedije).
Endrra e manifestuar perfaqeson ne menyre te maskuar deshirat tona te pavetedijshme, dhe keshtu terapisti duhet ta vere theksin ne perdorimin e asosacionit te lire per t’u qartesuar e per te kuptuar permbajtjen e fshehur te endrres.
Freud besonte se “endrrat jane rruga mbeterore drejt pavetedijes” dhe se ato perbenin nje menyre qe terapisti te kuptonte me mire natyren e vertete te problemeve te pacientit.
Tansferenca
Transferenca eshte nje mjet i rendesishem per ekspozimin e konflikteve emocionale te pacientit. Analisti, duke folur fare pak e duke mbetur ne sfond, behet nje figure e zbrazet mbi te cilen pacienti projekton cilesite e personave me te rendesishem te jetes se tij emocionale – te nenes ose te babait, te motres ose te vellait te urryer ose te dashur. Aktivizimi i ketyre reagimeve emocionale ben qe te kuptohet se ndaj kujt jane drejtuar ato si dhe lehteson te marrurit me to. Ne kete menyre pacienti i transmeton ndjenjat tek terapisti.
Gjate punes, analisti fillon te kuptoje problemet e pavetedijshme prej te cilave burojne veshtiresite e pacientit. Analisti mund t’ia thote pacientit menyren sesi i ka kuptuar ai problemet e tij dhe keshtu pacienti kthjellohet psikikisht. Sipas teorise psikoanalitike, pacienti duhet te behet i vetedijshem per motivet dhe konfliktet e pavetedijshme si dhe te kuptoje si veprojne ato. Pa u bere kjo, modelet e sjelljes joadaptive nuk mund te ndryshojne.wikipedia