You Are Here: Home » Mjekësi » ÇFARË ËSHTË KAFJA E PANGJYRË, KU SHËRBEHET DHE SA KUSHTON?

ÇFARË ËSHTË KAFJA E PANGJYRË, KU SHËRBEHET DHE SA KUSHTON?

lorena_stroka_biografia_facebook_këshilla_nga_lorena_stroka_albstroka_facebookNga Lorena Stroka

Kushdo që e pi shumë kafen, e di mirë që pas kësaj kënaqësie fshihet dhe një “çmim” goxha i madh – zverdhja  e dhëmbëve! E cila, ndonjëherë është aq e dukshme, sa pashmangërisht të krijon ndjesi sikleti për të buzëqeshur natyrshëm…

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj të mete estetike, dy vëllezër sllovenë, arritën të prodhojnë për herë të parë në botë, kafen e pangjyrë, e cila është njësoj si klasikja, e llojit Premium Arabica, veçse  e përpunuar ndryshe.

Sipas tyre, është mjaftueshëm e fort për të nisur ritualin e mëngjesit. Në mënyrë të veçantë, përmban 50mg kafe në 100ml ujë, domethënë më shumë se kafetë e zakonshme që blejmë të ambalazhuara. Gjithashtu, nuk përmban konservues, sheqer, aroma artificiale, apo lëndë të tjera ëmbëlsuese.

I vetmi problem, nëse mund ta quajmë të tillë, është fakti që kafja në fjalë qarkullon dhe shërbehet vetëm në Britani. Gjë që do të thotë se nëse e porosisni nëpërmjet internetit, kostoja i bie të jetë paksa e kripur, por, jo domosdoshërisht e papërballueshme./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top