You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » ÇFARË ËSHTË FJALORI I DJALLIT?

ÇFARË ËSHTË FJALORI I DJALLIT?

Nga Lorena Stroka

Në qoftë se nuk ke lexuar librin Fjalori i Djallit, atëherë nuk ke lexuar asgjë…

Autori i librit FJALORI I DJALLIT,  Ambrose Gwynett Bierce, 1842 – 1913, qëllonte pamëshirësisht kalbjen politike si dhe çdo lloj forme hipokrizie. Autori i guximshëm që “thyente kocka” me penën e vet, jo rrallëherë ndizte debate për ato çka shkruante nëpër gazetat e kohës. Në të kundërt me shkrimtarët e tjerë, Bierce, nuk bënte dallime gjinore, nxirrte në shesh të palarat e të gjithëve, pa pikë ndrojtjeje apo pendimi./AlbStroka.com/

Më poshtë ju kam përkthyer disa pjesë nga fjalori në fjalë:

ART: Çfarë është kjo? Nuk ka përkufizim.
DJE: Mosha foshnjore e rinisë, rinia e pjekurisë, gjithçka para pleqërisë.
LINDJA: Fatkeqësia jonë e parë dhe më e dashur.
TRURI: Pajisja me të cilën na duket sikur mendojmë.
EGOIST: Ai që nuk mund të perceptojë egoizmin e të  tjerëve.
ADHUROJ: Respektoj duke shpresuar.
GRABITËS: Një afarist i sinqertë.
SHPLODHEM: Pushoj së ngacmuari.
KAPËRCEJ: Bëj një armik.
FILOZOFI: Një rrugë me shumë shtigje që të çojnë nga askundi në asgjë.
VETËM: Me shoqëri të mërzitshme./AlbStroka.com/

  © Ndalohet ribotimi/riprodhimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top