You Are Here: Home » Mjekësi » ÇFARË ËSHTË ÇAJI I TULLAVE?

ÇFARË ËSHTË ÇAJI I TULLAVE?

lorena-stroka-gazetare-gazeta-albstroka-wikipedia-biografia-biography-lajmi-i-funditNga Lorena Stroka

Çaji përbën një ndër pijet më të shëndetshme e më të lehta për t’u përgatitur. Nuk janë të pakta vendet që e shijojnë atë në përditshmërinë e tyre, veçanërisht ato lindore, të cilat kanë rrënjë të thella kulturore në konsumin e çajit. Në vija të përgjithshme, ne njohim çajin e gjelbër e të zi, varietet aromatike dhe ato me shije frutash. Megjithatë ka shumë lloje të përgatitura nga përbërës të çuditshëm, shumica të panjohur për publikun e gjerë…

 Brick Tea

Nëse mendoni se ky lloj çaji fitohet nga… tullat, atëherë imagjinata juaj nuk është dhe aq larg realitetit. Emërtimi i çajit erdhi si rrjedhojë e mënyrës së përgatitjes. Në mënyrë të veçantë, çaji i zi vendoset e fërkohet mes dy tullave me qëllim “bluarjen”, në vazhdim, pluhuri i fituar hidhet në ujë të vluar për përgatitje të mëtejshme. Në vitet e Rusisë Cariste, e vetmja mënyrë për transportimin e çajit ishte vendosja e tij në mes të tullave, fakt që më pas i jepte pijes një shije të veçantë.

 Pu-erh

Çaj ekzotik kinez, i njohur në botën e çaj-dashësve. Pu-erh është një çaj jeshil që rritet ngadalë me ndihmën e një kërpudhe të veçantë. Prodhohet vetëm në provincën e Yunnan-it dhe është një ndër çajrat më të shtrenjtë në botë.

Kukicha

Përgatitet vetëm nga kërcejt e çajit jeshil dhe jo nga gjethet. Këto pjesë të bimës që në vende të tjera të botës, zakonisht hidhen poshtë ose përdoren si plehra organike, në Japoni i kombinojnë për të krijuar një çaj unik të quajtur Kukicha. Shija e veçantë dhe aroma e fortë e bëjnë këtë pije të parezistueshme.

Dragon & Tiger Tea

Në thelb, është një kombinim i alkoolit dhe çajit të zi në doza specifike. Zakonisht alkooli është më pak sesa çaji, ndërkohë që në vend të tij mund të përdoret çfarëdolloj pije tjetër alkoolike. Kinezët parapëlqejnë brandy-n që i përshtatet më mirë çajit të zi. Doza e saktë është 1/2 ose 1/4 e kapakut të shishes në një filxhan çaj të nxehtë. Kujdes: Më parë shtohet alkooli dhe pastaj çaji.

 Panda Poo Tea

Një lloj çaji jeshil që rritet vetëm me pleh… pande. Bëhet fjalë për një nga çajrat më të rrallë e të shtrenjtë në botë, pasi vetëm 50 gr e këtij çaji kushton 3.500 dollarë. Natyrisht dozimi për një filxhan çaj nuk kërkon më shumë se 3 gr. Nëse hidhet më shumë, pija bëhet më e rëndë e më e hidhur. Vlen të përmendet që plehu i pandës është cilësuar si më i miri në krahasim me  llojet e tjera të plehrave, pasi kafsha në fjalë ushqehet vetëm me bambu./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top