Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”.
© Lorena Stroka Viktima të miqësisë, unë dhe ti, kurrë s'shprehëm të vërtetën, sekretin që veç shpirti di. Përherë të përpiktë, të kujdesshëm në çdo fjali, heshtëm, varrosëm ndjenjën tonë, iu ndrojtëm dashurisë... Ndalëm së foluri, shmangëm vështrimin në sy, humbëm... ia lamë kohës, atë që s'guxuam ne të dy... Sot, në të njëjtën pikë, ne përsëri, protagonistë të së njëjtës histori, shtiremi, qeshim, flasim ...
Read more ›