You Are Here: Home » Mjekësi » Shije unike në filxhanin tuaj…

Shije unike në filxhanin tuaj…

Nga Lorena Stroka

Ky çaj u prodhua për herë të parë në fillim të viteve 8o-të, dhe është vlerësuar tri herë rradhazi si çaji më i mirë në kategorinë e “çajrave të zgjedhur të Kinës”. Pan Long Ying Hao prodhohet në Zhejian, në zonën e Lin Hao në faqet e maleve Yuefeng. Mjegulla e dëndur dhe e lagësht në përputhje me klimën e përshtatshme krijojnë kushtet më të mira për zhvillimin e çajit në fjalë. Kthjelltësia e lëngut të shijshëm ka bërë për vete mijëra vetë, duke u shndërruar në një prej çajrave më të dashur të tyre.

Udhëzime përgatitjeje: 1 lugë, 2-4 minuta, 70° celsius.

Çaji tradicional Drum Mountain White Cloud, i njohur ndryshe dhe si “Gushan Baiyun” rritet në malet veriorë të provincës Fujian. Murgët e manastirit të njohur të “Buddhist Drum”, e kishin vlerësuar cilësinë e tij shekuj më parë.

Udhëzime përgatitjeje: 1 lugë, 2-3 minuta, 75° celsius.

A e dini se

Lulja e jaseminës çelet/hapet vetëm natën dhe mblidhet në mëngjes. Petalet e saj hapen përsëri pas orës 6 të pasdites, kur temperatura fillon të bjerë. Lulet dhe çaji “çiftëzohen” në mjedise të përshtatshme përsa i përket lagështisë dhe temperaturës. Nevojiten rreth dy orë që çaji të përthithë aromën dhe shijen e  gonxheve të jaseminës. Për rezultate sa më të mira, procesi përseritet 8 – 10 herë, derisa aroma e jaseminës të hyjë në gjethet e buta, dhe të njësohet me të. Ngaqë çaji merr lagështi nga lulja, ngrohet përsëri për të mos u prishur. Lulet mund të vendosen mbi gjethet e çajit pasi të jenë tharë plotësisht.

English Caramel

Shija që të mbetet në gojë pas konsumit të këtij çaji është tejet e veçantë. 

Udhëzime përgatitjeje: 1 lugë, 3-5 minuta, 100º celsius.

Sicilian Summer Tea

Çaj ripërtëritës me shije limoni dhe portokalli, i shoqëruar me copëza të prera agrumesh, është mëse freskues dhe ka shije të mrekullueshe. Për përgatitjen e çajit të ngrirë përdoret gjithmonë dyfishi i dozës së mbishkruar në etiketë.

Udhëzime përgatitjeje: 1 lugë, 3-5 minuta, 100º celsius.

A e dini se…

Pas pjekjes, gjethet e mbledhura të çajit vendosen mbi rafte që të vyshken dhe të humbasin lagështinë e tyre të brendshme. Dhe kur fillojnë të thahen, këputen me duar ose makineri bashkëkohore. Ky hap i rëndësishmëm ndihmon në ekspozimin e enizimave në oksigjen dhe fillimin e procesit të brumosjes. Pasi gjethet marrin ngjyrë të kuqrremtë, ndezin zjarr pranë tyre me qëllim heqjen e çfarëdo lloj lagështie të brendshme që “vulosë” shijen e papërsësritshem të tij.

China Oolong

Çaji Oolong, ose Wulong u bë shumë i njohur në Amerikë, kryesisht përmes një emisioni televiziv të Ophra-s, e cila pas një interviste të realizuar me Dr. Periccone vendosi ta provonte për humbje peshe. Çaji Oolong me gjysmë gjethe të hapur dhe ngjyrë të pastër portokalli ka shije shumë të këndshme.

Udhëzime përgatitjeje: 2 lugë, 3-5 minuta, 85º celsius./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top