You Are Here: Home » Mjekësi » ÇAJI I GJELBËR NDËRPRET ZHVILLIMIN E KANCERIT

ÇAJI I GJELBËR NDËRPRET ZHVILLIMIN E KANCERIT

Nga Lorena Stroka

Siç e keni vënë re, kohët e fundit vetitë antioksidante të çajit të gjelbër po studiohen gjithnjë e  më shumë nga shkencëtarët anembanë botës.

Një ekip shkencëtarësh konstatoi se polifenolet që përmban, mund të ndihmojnë në ndërprerjen e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Hulumtuesit vërejtën se pas 1 viti, 30% e burrave që merrnin ilaçe qetësuese të padëmshme (placebo) zhvilloi kancer në prostatë, krahasimisht me 9% të burrave të tjerë që merrnin shtesa çaji.

Ndër të tjera, kërkuesit nënvizojnë se çaji ofron shumë përfitime mbrojtëse për shëndetin kundër kancerit të traktit gastrointestinal, të mushkrive, të gjirit dhe lëkurës./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top