You Are Here: Home » Mjekësi » ÇAJI I GJELBËR LUFTON GODITJET NË TRU

ÇAJI I GJELBËR LUFTON GODITJET NË TRU

Nga Lorena Stroka

Sipas një hulumtimi universitar, konsumi i çajit të gjelbër, zvogëlon rreziqet e goditjeve në tru. Studimi u krye në 800 Kinezë, disa prej të cilëve, në të shkuarën kishin pësuar goditje cerebrale. Kërkuesit arritën në përfundimin se të gjithë ata që pinin mbi dy filxhanë çaj të gjelbër në ditë, reduktuan në 60% gjasat për goditje cerebrale në të ardhmen. Një ndër kërkuesve, pedagogu Kolin Bins, deklaroi se: “konsumi i çajit të gjelbër është shumë i dobishëm për shëndetin”. Madje shumë studime të mëparëshme kanë treguar se konsumi i përditshëm i tij mund të ndihmojë  në uljen e ndjeshme të shfaqjes së disa llojeve të kancerit (prostatës, vezoreve etj.)./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top