You Are Here: Home » Kuriozitete » Burri me mjekër të çuditshme!

Burri me mjekër të çuditshme!

Nga Lorena Stroka

Si për çudi Kina është me të vërtetë një vend plot çudira në çdo drejtim. Ja pra edhe kësaj here një tjetër kuriozitet na vjen po andej. Bëhet fjalë për një burrë shtatëdhjetë vjeçar, Chang Du, i cili gjatë pesë viteve të fundit nuk del fare nga shtëpia e tij, për të mos trembur njerëzit. Para shumë kohësh i ishte shfaqur një puçërr në mjekër, gjë për të cilën kërkoi ndihmë mjekësore. Mjeku e rekomandoi që te vendoste disa ilaçe bimore mbi të… menjëherë pas aplikimit të tyre, i moshuari filloi të ndjente dhe shfaqte enjtje të pazakontë. Aktualisht, mjekra e tij ka arritur në madhësinë e një topi të vogël basketbolli, por më shqetësuesja është se rritet vazhdimisht. Ndërhyrja që i rekomandojnë mjekët specialistë është e një kostoje mjaft të lartë, dhe pacienti në fjalë nuk mund ta paguajë dot, prandaj dhe kërkon ndihmën e të gjithë njerëzve.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top