You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » BURRAT E SHKURTËR JANË MË…

BURRAT E SHKURTËR JANË MË…

lorena-stroka-gazetare-albstrokaNga Lorena Stroka

Sipas një studimi të kohëve të fundit, është gjetur se burrat e shkurtër janë më qejflinj sesa të gjatët!

Burrat e shkurtër (1.60 cm – 1.70 cm) janë gati dy herë më të prirë për të mëkatuar/tradhtuar sesa burrat e gjatë.

Gjatë hulumtimit u vërejt se 80% e burrave të shkurtër mbanin marrëdhënie paralele dhe vetëm 10% e të gjatëve i kishin hedhur sytë gjetkë!

Legjenda urbane pretendon se në këtë “Trekëndësh Bermude” (tradhti-seks-pushtet), burrat me më pak asete fizike ia dalin të mbizotërojnë më mirë në  arenën e seksit , duke sjellë këtu shembuj të burrave të famshëm, të cilët shquhen për këto pasione njerëzore!

Thonë se nëse Napoleoni do të kishte qenë më i gjatë, historia e Evropës mund të ishte ndryshe. Qysh atëherë, e vërteta është se, përveç de Gaulle, francezët parapëlqejnë të udhëhiqen nga presidentë shtatshkurtër. Në kinema, në politikë, në shoqëri, shumë zemërpushtues çuditërisht kanë qenë gjithmonë më të shkurtër se mesatarja.

Në një shoqëri konkurruese, burrat më pak të favorizuar anatomikisht përdorin “mjete” të tjera për të fituar zemrën e grave, inteligjenca, paraja dhe humori janë vetëm disa prej tyre!

Nga ana tjetër, të gjatët duke pasur bindjen se të pashmit s’kanë nevojë të rendin pas asnjërës, s’para flirtojnë, gjë që lë hapësirë te më të shkurtrit të “korrin” sukses .

Imazhi i një gruaje të gjatë dhe të bukur përkrah një burri të shkurtër është klasik dhe aspak habitës, dhe kjo për vetë faktin se shtatshkurtrit në të kundërt me më të gjatët dinë të mos dorëzohen lehtë!

Në ligjin e dëshirës dhe mbijetesës, është vërejtur se atë që natyra ta jep si disavantazh, njeriu ropatet ta marrë nga shoqëria si avantazh./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top