You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » “BURRAT BLU TË SHKRETËTIRËS” DHE ZAKONET QË KAPËRCEJNË QYTETËRIMIN PERËNDIMOR!

“BURRAT BLU TË SHKRETËTIRËS” DHE ZAKONET QË KAPËRCEJNË QYTETËRIMIN PERËNDIMOR!

albstroka-blog-lorena-stroka-photo-biography-shkrim-mbi-jeten-e-tuaregeveNga Lorena Stroka

Sa herë dëgjojmë të flitet për shtetet e Lindjes së Mesme apo Afrikës qendrore, gjërat që na vijnë në mendje janë fundamentalizmi fetar, konservatorizmi, keqtrajtimi i grave, dhuna ligjore etj. Si duket kjo gjendje nuk qëndron për të gjitha vendet. Në njërën prej fiseve më të njohura të kontinentit, mbizotërojnë disa zakone gati-gati të pakëpërdishme, akoma edhe për qytetërimin perëndimor!

Për shembull, këtu në Europë, në qoftë se një femër ka disa partnerë të njëkohshëm, pa hezitimin më të vogël, ajo do të cilësohet nga shoqëria si e përdalë. Gjë nuk haset në fisin e Tuaregëve! Çdo vit, fisi në fjalë, është i detyruar të përshkojë shkretëtirën nga njëra anë në tjetrën. Në të shkuarën, krerët që ndërmerrnin përsipër udhëheqjen e anëtarëve të tjerë ishin pleq të verbër, të cilët arrinin t’i kalonin përtej, vetëm falë dëgjimit dhe nuhatjes së mprehtë që ata zotëronin. Me kalimin e kohës, Tuaregët nuk qëndruan të mbërthyer pas traditave të vjetra që u kishte imponuar shoqëria e mbyllur në të cilën ata jetonin, por, vendosën të “shpiknin” edhe disa të tjera. Ky ndryshim e solli gruan në një pozicion më të lartë dhe të shenjtë.

Në të kundërt me ligjin e përgjithshëm mysliman, gratë e këtij fisi janë të lira ta mbajnë fytyrën të zbuluar. S’mund të thuhet se të njëjtin privilegj e kanë edhe burrat, përkundrazi ata janë të detyruar ta mbulojnë fytyrën gjatë gjithë kohës. Prej andej morën emrin “burrat blu të shkretëtirës”, pasi shamia me të cilën fshinin djersët kishte atë ngjyrë. Arsyeja? “Sepse gratë janë të bukura, dhe ne duam t’u shohim fytyrat”, – shprehen ata.

Në krahasim me burrat, gratë gëzojnë respekt më të madh. Në rast shkurorëzimi ato marrin të gjitha kafshët dhe tendën prej pëlhure të trashë, me përjashtim të një deveje që i jepet burrit. Sa i përket marrëdhënieve intime, u lejohet të kenë sa partnerë erotikë dëshirojnë, mjafton që ato të nisin pas perëndimit të diellit, si dhe të finalzohen para agimit të së nesërmes. Të gjitha këto kontakte mund të kryhen lirisht brenda çadrës, madje edhe në prani të anëtarëve të tjerë të familjes./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top