You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » BUKURIA DHE SHËMTIA

BUKURIA DHE SHËMTIA

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

K.G

Dikur u takuan buzë një deti Bukuria dhe Shëmtia. Njëra i tha tjetrës: “Eja të zhytemi një herë bashkë”.

U zhveshën dhe notuan në ujëra. Pas pak, Shëmtia, doli nga deti, veshi rrobat e Bukurisë dhe iku.

Më vonë, doli dhe Bukuria, por kur pa se rrobat e saj mungonin, i erdhi shumë turp që të rrinte tërësisht e zhveshur, ndaj dhe veshi rrobat e Shëmtisë. Në vazhdim, u largua me hapa të lehtë…

Deri më sot, burra dhe gra, i ngatërrojnë me njëra-tjetrën.

Për fat të mirë, ka disa që kanë parë fytyrën e vërtetë të Bukurisë dhe që e njohin pa u ndalur te rrobat e saj. Sikurse ka dhe të tjerë, që e dallojnë fytyrën e Shëmtisë, pavarësisht rrobave që ajo mban veshur./AlbStroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top