You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » BRENDA ZJARRIT DHE DËBORËS…

BRENDA ZJARRIT DHE DËBORËS…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

S.Mirivilis

– “Si është puna?”, e pyes.

Dhe ai më shpjegon i shastisur:

– “Do ta kthejë më vonë”, më thotë.

– “Tani vajza po i jep gji foshnjës së saj dhe është… e zbërthyer”.

Është një fshatar që në kohë paqeje heq të zinjtë e ullirit për të zënë ndonjë peshk në liqen.

Këtu lart bie borë pa pushim. Kur është koha e mirë tufa aeroplanësh Italianë bombardojnë fshatin. Tashmë, fshatarë e ushtarë bashkë jemi mësuar me këtë gjendje…

…………………………………………………………                                      ……………………………………………………..

Gjithçka është e ngrirë këtu përreth. Çdo gjë është e zhveshur, e thatë dhe e egër. Uji që pijmë është borë e shkrirë në zjarr… Gurët e thepisur ngjajnë me grumbuj kockash të zverdhura, duket sikur i kanë rrjepur nga mishi egërsirat dhe çakejtë e uritur që çdo natë lënë gjurmët e tyre mbi dëborën e re./AlbStroka.com/

vijon…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top