You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”.

Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”.

Në u kujtofsh se ende rroj

© Lorena Stroka

Në u kujtofsh se ende rroj,
një copë letër më dërgo,
dy fjalë zemre shkruaj në të,
kudo qofsh ma posto…
Si hajmali do e ruaj në gji,
që mos ta lexojë kurrë njeri,
sa herë zemra të rrahë fort,
i pari ta dëgjosh ti…
Në u kujtofsh se ende rroj,
një send dërgomë kujtim,
qoftë penë a këmishë e vjetër,
sadopak të shuajë mallin tim…
Dhe kur vitet të kenë kaluar,
e unë të jem tretur si çdo njeri,
stoli varrit (uroj) të më kenë çuar,
më të shtrenjtin nga ty… kujtim!

© KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top