You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”.

Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”.

© Lorena Stroka
Viktima të miqësisë,
unë dhe ti,
kurrë s’shprehëm të vërtetën,
sekretin që veç shpirti di.
Përherë të përpiktë,
të kujdesshëm në çdo fjali,
heshtëm, varrosëm ndjenjën tonë,
iu ndrojtëm dashurisë…
Ndalëm së foluri,
shmangëm vështrimin në sy,
humbëm… ia lamë kohës,
atë që s’guxuam ne të dy…

Sot, në të njëjtën pikë, ne përsëri,
protagonistë të së njëjtës histori,
shtiremi, qeshim, flasim për gjithçka,
përveç prushit që ende na djegë gjinë…

© KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top