You Are Here: Home » Të ndryshme » DIKUR DESHA NJË TË BUKUR

DIKUR DESHA NJË TË BUKUR

Dikur

© Lorena Stroka

Dikur desha një të bukur
që në pasqyrë rrinte përditë,
të padukshëm i mendonte të tjerët,
vetë-adhurohej me gjithë shpirt…

Në çdo fjalë apo veprim,
bukurinë kish prioritet,
frika e ndonjë rrudhe fytyre
e dridhte çdo moment…

Kur e pyeta se ç’ishte dashuria,
sa e rëndësishme qe për të?
M’u përgjigj se: “para madhështisë së bukurisë,
vlerë nuk kish asnjë…”

Ishte e kotë të vazhdoja,
të prekja një copë allçi,
të besoja në mrekullira
se një ditë mund të bëhej njeri.

© Kudo dhe Askund

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top