You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”.

Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”.

PA TY

© Lorena Stroka

Ngricë,
Dhjetor,
E shtunë,
Pa ty,
Ndihem
Si jetim
Përqark meje,
Grupe njerëzish,
Pëshpëritje të trazuara,
Vështrime të dyshimta
Kohë në trishtim
Qielli i përlotur,
Rrufe,
Shtrëngata,
Shkulje pemësh,
Stuhi,
Nën çadrën e vetmisë,
Unë përsëri.
Ca hapa të lehtë,
Dy duar në sup,
Një puthje në qafë,
Ca fjalë në vesh,
Një siluetë përkulur
Mbi timen mërzi,
Çudi, qenke ti,
Dielli që çau retë,
Brenda shpirtit tim!

© KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top