You Are Here: Home » Mjekësi » BIMËT QË KUROJNË URTHIN

BIMËT QË KUROJNË URTHIN

si-te-kuroni-urthin-albstroka-mjekësi-lorena-stroka-shkrimeNga Lorena Stroka

Kur flasim për urth i referohemi dhembjes kaustike (djegëse), e cila zakonisht fillon nga stomaku, shkon prapa gjoksit dhe ndonjëherë arrin deri në qafë. Dhembja shkaktohet ndërsa lëngjet acide të stomakut kthehen drejt ezofagut dhe gojës. Në qoftë se dhembjet janë të përkohshme, atëherë mos merrni barna, por provoni të konsumoni pije të cakuara bimore, të cilat kanë efekt qetësues në sistemin e tretjes.

Disa nga bimët më të njohura për luftimin e urthit janë:

Kamomili: Bimë tepër e njohur për vetitë qetësuese, anti-inflamatore dhe anti-spazmatike që ka.

Bari i bletës: Është zgjedhja më ideale për luftimin e urthit dhe ankthit.

Kopëra dhe anise: Farat e këtyre dy bimëve aromatike jo vetëm qetësojnë stomakun, por, lehtësojnë dhe procesin e tretjes.

Xhenxhefili: Është bima më e efektshme për luftimin e urthit.

Përgatitja

Zieni një xhezve me ujë, pastaj shtoni në të 1 lugë çaj nga bima që ju dëshironi duke e lënë pa prekur rreth 5-6 minuta. Në vazhdim, kullojeni dhe çajin e mbledhur hidheni në filxhan dhe pijeni. Për efekte sa më të mira, konsumoni dy filxhanë në ditë, jo domosdoshmërisht nga e njëjta bimë./albstroka.com/

*Në rast  se nuk vëreni asnjë përmirësim, atëherë kërkoni ndihmë të specializuar mjekësore, ndoshta problemi juaj është më serioz nga ç’mendoni.

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top