You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » BIMËT QË KUROJNË DJEGIET NGA DIELLI

BIMËT QË KUROJNË DJEGIET NGA DIELLI

albstroka-blog-si-te-trajtoni-djegiet-e-diellit-me-bime-lorena-stroka-gazetare-maska-sekrete-keshilla-bukurie-gjithçka-mbi-femrat-flokët-fytyrën-moden© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Tani që temperatura është rritur ndjeshëm dhe pjesa më e madhe e njerëzve ka filluar të vërshojë plazheve për të gjetur sadopak freski, është mirë të kujdesemi për lëkurën tonë. Rrezet ultravjollcë përveç rrudhave shkaktojnë dhe kancer lëkure. Prandaj është e këshillueshme që sa herë që dilni nga shtëpia, jo vetëm për në plazh, të ndërmerrni masa mbrojtëse.

Çfarë të bëni në rast djegieje?

  • Në qoftë se pësoni djegie nga dielli në ndonjë pjesë të trupit tuaj, lahuni me ujë të vakët, pastaj bëni freskim lokal me përzierjet e bimëve të mëposhtme: me xhel aloe vera, ujë trëndafili, lëng kamomili, menteje, livandoje ose kalendule.
  • Për lehtësim të menjëhershëm, mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë, hidhni në të 20 pika vaj esencial livandoje dhe futuni brenda për rreth 15 minuta.
  • Pas ekspozimit në diell mos harroni të pini 1 gotë lëng nenexhiku, ofron hidratim të jashtëzakonshëm..
  • Për djegie të buta, mjafton larja me ujë të vakët dhe disa lugë uthull molle në të, ose sodë buke.
  • Së fundi, vaji më i dobishëm për të gjitha llojet e djegieve është ai i balsamit, i njohur qysh nga lashtësia për vetitë e tij shëruese. Përdoreni në çdo kohë/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top