You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » BIMËT QË DUHEN PËRDORUR SIPAS LLOJIT TË FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

BIMËT QË DUHEN PËRDORUR SIPAS LLOJIT TË FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

bimet-qe-duhen-perdorur-sipas-llojit-te-flokeve-albstroka-receta-lorena-stroka-gazetare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Të gjithë e dimë që shumica e bimëve aromatike përdoret për përgatitjen e produkteve kozmetike (kremra, shampo, locione etj.,). Diçka të tillë mund ta bëjmë dhe në shtëpi, pa u nevojitur t’i blejmë me çmime të kripura. Procesi i përgatitjes është shumë i lehtë dhe i thjeshtë. Për shembull, në qoftë se bima që i përshtatet llojit të flokëve tuaja është rigoni, veproni si më poshtë: Zieni 1 filxhan rigon të freskët (ose gjysmë filxhani rigon të tharë) bashkë me 1 filxhan ujë (ose gjysmë filxhani ujë) për rreth 2-3 minuta. Në vazhdim, kullojeni dhe lëngun e mbledhur hidheni në një shishe me pompë. Pas çdo larjeje, spërkatni flokët me të. Mandej ose shpëlahuni pas 30 minutave ose lereni të veprojë deri në larjen e ardhshme të flokëve.

Tanë në qoftë se nuk dini se çfarë bime i përshtatet flokëve tuaja, lexoni listën e mëposhtme që kam përpiluar enkas për ju:

Lloji i flokëve – Bima kuruese

Normalë – Rozmarinë, Trumzë

Të thata – Kalendulë, Kamomil

Të yndyrshme – Sherbelë, Mente, Bar blete

Të drejta dhe të dobëta – Hithër

Kaçurrla dhe të ashpra – Rigon

Me zbokth – Kamomil, Hithër, Sherbelë/albstroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top