You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » Biblioteka e Aleksandrise

Biblioteka e Aleksandrise

Nga Lorena Stroka

Biblioteka e Aleksandrise ka qene nje nder me te medhate e botes se lashte. Biblioteka e Aleksandrise mendohet te jete themeluar ne fillim te shek III p.e.s, ajo u hap gjate udheheqjes se Ptolemy I Soter, ose gjate regjimit te birit te tij, Ptolemy II i Egjiptit. Sipas disa burimeve te vjetra behet fjale se iniciatori i organizimit te biblotekes, ishte nje student i shkëlqyer, me emerin Demetrius of Phaleron. Demetrius ishte ai qe shtyu Ptolemun te grumbullonte nje koleksion librash per mbreterine dhe qeverine, ashtu sic e shkroi Platoni, gjithashtu te mblidhte libra nga te gjitha vendet e botes.

Demetrius konsiderohet dhe si frymezuesi i Muzeut. Arkeologet nuk kane arritur te zbulojne ende ndertesat e Muzeut. Ne realitet, dizajnimi eshte mjaft i ngjashem me ate te Sarapios. Mendohet se aty punonin 30-45 persona, te cilet ushqeheshin dhe paguheshin nga pallati mbreteror, ndersa me vone nga fondet shteterore. Brenda mureve te bibliotekes kishte mijera libra te ndryshem si p.sh, fetare, kulturore, shkencore etj. Vendet ne te cilat strehoheshin dhe klasifikoheshin papiruset zakonisht ishin dhomat e brendshme ose Dhoma e Madhe.

Papiruset klasifikoheshin dhe vendoseshin mbi zgara te vecanta, te cilat ishin ndertuar posacerisht per papiruset, dhe ne pjesen e tyre te siperme ishin te mbuluara me lekure. Gjate epokes se Demetrius, bibliotekat greke ne realitet ishin vecse koleksione doreshkrimesh private, si p.sh. ajo e Aristotelit. Per sa i perket Egjiptit, dime se ne tempuj kishte biblioteka me libra fetare dhe dokumente shteterore. Ambicia e madhe e Ptolmeut ishte thithja e gjithe dijeve nga koleksionet e vogla, me qellim krijimin e nje biblioteke madheshtore dhe mbizoteruese.

Shume shekuj me vone, Xhexhis raportoi se Kalimakosi regjistroi 40000 papiruse te ndryshem (kryesisht ata qe permbanin mbi nje kapitull, ose autorin). Metodat qe perdoren zevendesuesit e Ptolmeut per te arritur qellimin e tyre ishin padyshim unike. Ptolmeu III u dergoi nga nje leter te gjithe drejtueseve te botes qe te huazonte librat e tyre. Kur Greket i derguan tekste te Euripidit, Eskilit dhe Sofokleut, ai  i fotokopjoi (tekstet origjinale i mbajti vete) ndersa kopjet e tyre ua nisi pas. Madje nje nder metodat e tyre satanike ishte dhe gjasme kontrolli qe realizohej neper anije, per papiruse te kopjuar, dhe theksohej se ne rast se diktohej nje gje e tille, papiruset origjinale i ktheheshin pronarit te vet dhe kopjuesit ndeshkoheshin. Sic u vertetua me vone, kjo nuk ishte gje tjeter vecse nje menyre “peshkimi” per grumbullimin e koleksioneve me vlere.

Themeluesi i perandorise se Ptolmeve mendoi se nje seleksionim shkrimesh ne lidhje me Egjiptin, banoret e tij dhe traditat e tyre do te ishte mjaft i vlefshem per biblioteken e Aleksandrise. Keshtu qe u kerkoi te gjithe prifterinjve te Egjiptit te mblidhnin te gjitha doreshkrimet e vjetra qe kishin te benin me kulturen dhe traditat e tyre, qe nga e shkuara e deri ne ate kohe. Me pas koleksioni i ketyre doreshkrimeve do te vihej ne dispozicion te dijetareve dhe njerezve te shkrimeve greke, te cilet do kishin si detyre kryesore perpilimin e shkrimeve dhe informacioneve ne fjale. Kjo realizohej me ardhjen e tyre ne Egjipt, pasi perandori shpesh i ftonte ne mbreterine e tij.

Ne vitin 391 me urdher te Arqipeshkopit te Aleksandrise, Theofilo u shkaterrua tempulli i Serapit. Ne Muzeun Greko-Romak ekzistojne provat e katastrofes se madhe. Ndersa pushtimi Arab i dha goditjen perfundimtare endrres per nje biblioteke madheshtore. Pas ketij shkaterrimi total pyetja e pare qe lind eshte: cfare ndodhi me doreshkrimet qe mbijetuan pas katastrofes? Disa u derguan ne Rome, ca te tjera u gjeten ne bibliotekat e manastireve te Bizantit, ndersa shume te tjera kane perfunduar ne duart e koleksionisteve private. Ia vlen te permendet fakti kur Patriarku Qirilos Lukaris i dhuroi mbretit te Anglise, Karlit I nje doreshkrim te shek IV. Vlerat e bibliotekes se Aleksandrise ishin te pacmueshme, por me sa duket askush nga kundershtaret e saj nuk arriti ta kuptonte kete. Biblioteka nuk mundi te perballonte dallgen e ndryshimeve sociale keshtu qe shpejt u zhyt ne nje katastrofe te permasave biblike.

Natyrisht, askush nuk mund te percaktoje me saktesi pergjegjesin kryesor te kesaj katastrofe, pasi ata mund te ishin me shume se një person. Mendohet se dhe katastrofa u krijua gradualisht… Nje nder deshmite me te njohura ne lidhje me Biblioteken e Aleksandrise vjen ne vitin 1780 nga historiani Eduard Gibon, i cili akuzon si pergjegjes kryesor te katrastrofes reale te krishteret. Gjithsesi shkaktaret e kesaj katastrofe ende kane mbetur te pazbuluar. Askush nuk mund te akuzoje dike vetem me hipoteza dhe pa prova reale. E verteta ndodhet diku ne mes./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top