You Are Here: Home » Kuriozitete » BEFASON I TRADHTUARI, PËRDHUNON DASHNORIN E GRUAS SË TIJ!

BEFASON I TRADHTUARI, PËRDHUNON DASHNORIN E GRUAS SË TIJ!

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-biografia-perdhunon-dashnorin-e-gruasNga Lorena Stroka

A e keni menduar ndonjëherë se deri ku mund të arrijë hakmarrja e një mashkulli të tradhtuar ndaj dashnorit të gruas së vet? Besomëni jo! Përplasjet verbale apo fizike janë ndër reagimet më të parashikuara, ka të tjera, të cilat janë aq të skajshme, sa tingëllojnë gati-gati të pabesueshme!

Sipas Sud Quest, këtu e shumë kohë dy tregtarë (gjitonë), përveç pasionit për tregtinë ndanin edhe të njëjtën grua! Vizitat e shpeshta të kolegut karshi, në dyqanin e çiftit nuk kaluan pa u vënë re nga bashkëshorti i tradhtuar, i cili, pas shumë pyetjesh, kurthesh e shtrëngimesh arriti të dëgjonte nga goja e gruas së tij atë që prej kohësh dyshonte…

Si duket, zbulimi i së vërtetës i zgjoi instinkte të egra. Mirëpo duke qenë se në lagjen ku ai jetonte gëzonte respektin e të gjithëve, donte të vepronte pa bërë bujë. Si fillim, me një pretekst të vogël, thirri në dyqan dashnorin e gruas, ku dhe e rrahu egërsisht.

Më vonë, kur tregtari kishte mbledhur mendjen se hakmarrja kishte mbaruar me aq, bashkëshorti i tradhtuar i shkoi në shtëpi dhe e detyroi të ulte pantallonat, në vazhdim, e  fotografoi duke e tallur për madhësinë e organit gjenital. Veprim i cili kaloi në heshtje, viktima nuk e denoncoi. Pak muaj më vonë, më konkretisht në muajin nëntor, bashkëshorti i acaruar shkoi përsëri te shtëpia e tregtarit, jo për ta qëlluar, por, për ta… përdhunuar para syve të bashkëshortes së tij me ndihmën e një penisi artificial. Këtë herë, viktima vendosi të mos rrinte gojëmbyllur, por, të denonconte atë çfarë i kishte ndodhur./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top