You Are Here: Home » Gnomonologji » BASHKËSHORTE E MIRË ËSHTË AJO QË NË MËNGJES I SHËRBEN BURRIT SI NËNË, GJATË DITËS E DO SI MOTËR DHE NATËN E JOSHË SI PROSTITUTË… NË NJË MARTESË TË DËSHTUAR NUK JE AS VETËM DHE AS BASHKË… DASHURIA ËSHTË DIÇKA IDEALE, MARTESA DIÇKA REALE. KUR KËTO TË DYJA NGATËRROHEN ME NJËRA-TJETRËN PASON NDËSHKIMI…

BASHKËSHORTE E MIRË ËSHTË AJO QË NË MËNGJES I SHËRBEN BURRIT SI NËNË, GJATË DITËS E DO SI MOTËR DHE NATËN E JOSHË SI PROSTITUTË… NË NJË MARTESË TË DËSHTUAR NUK JE AS VETËM DHE AS BASHKË… DASHURIA ËSHTË DIÇKA IDEALE, MARTESA DIÇKA REALE. KUR KËTO TË DYJA NGATËRROHEN ME NJËRA-TJETRËN PASON NDËSHKIMI…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

  • Bashkëshorte e mirë është ajo që në mëngjes i shërben burrit si nënë, gjatë ditës e do si motër dhe natën e josh si prostitutë.
  • Në një martesë të dështuar nuk je as vetëm dhe as bashkë.
  • Dashuria është diçka ideale, martesa diçka reale. Kur këto të dyja ngatërrohen me njëra-tjetrën pason ndëshkimi.
  • Mbaje mend gjithmonë, më e rëndësishmja në martesë nuk është lumturia por qëndrueshmëria.
  • Burrat martohen sepse janë të lodhur. Gratë sepse janë kureshtare. Të dy mashtrohen.
  • Familja është qeliza e qytetërimit.
  • Deri ditën që u martova nuk e dija se ç’ishte lumturia. Por atëherë ishte tepër vonë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top