You Are Here: Home » Mjekësi » Partneri ideal

Partneri ideal

Nga Lorena Stroka

A e keni pyetur ndonjëherë veten se si mund të ishte mashkulli ideal? Mendoj se të gjitha e kemi menduar këtë, të paktën një herë. Shumë femra janë të mendimit se mashkulli i përkryer nuk ekziston dhe se të gjitha këto janë  veç produkte fantazie të cilat gdhenden unikisht në faqet e romancave. Është më se normale që opinionet të përplasen, në fund të fundit çdokush ka filozofinë e vet për jetën, njeriun, dashurinë etj. Secila prej nesh ka shije të veçanta, të cilat jo gjithmonë përputhen me ato të femrave të tjera, për shembull, disa femra konsiderojnë ideal mashkullin e bukur fizikisht, disa të tjera inteligjentin, shpirtmirin ose të pasurin. Është e rëndësishme të theksojmë se çdo mashkull është i veçantë, në të gjitha kuptimet dhe këtu nuk ka masë krahasimi. Fundja, aty është edhe lezeti, a nuk do të ishte e mërzitshme në qoftë se të gjithë do të  ishin të njëjtë?!

Megjithatë, akoma dhe mashkulli ideal ndahet në nënkategori:

  1. Ideal për një aventurë seksuale.
  2. Ideal për një lidhje të lirë pa afat.
  3. Ideal për një jetë (teorikisht, pasi askush nuk mund të parashikojë të ardhmen apo të papriturat e jetes).

Mashkulli që ia vlen t’i përkushtohesh, t’i qëndrosh besnike, ta duash me gjithë shpirt në të mira e në të këqija duhet të gëzojë disa cilësi:

  • Të bën të ndihesh mirë, e veçantë dhe shumë e rëndësishme për atë.
  • Të bën të gëzuar, të mërzit më pak.
  • Kupton se burri dhe gruaja janë të barabartë.
  • Tregon respekt ndaj të gjitha femrave dhe veçanërisht ndaj teje.
  • Është i ndershëm – diçka tepër e rrallë në ditët tona.
  • Nuk të tradhton, nuk të gënjen dhe jo nga frika se mos e kupton por sepse e respekton lidhjen tuaj.
  • Të mban prej dore dhe nuk të shmanget para të tjerëve.
  • Të konsideron të bukur akoma dhe kur je e sëmurë, e pa larë apo e pa lyer.
  • Është i matur, por di edhe se si të të argëtojë.
  • Ka vetëbesim.
  • Është zemërmirë dhe gjithmonë i sjellshëm me të tjerët.
  • Ndjen dashuri për fëmijët dhe kafshët.
  • Nuk ushtron dhunë mbi ty.
  • Nuk angazhohet më shumë se dy orë në ditë me trupin e tij.
  • Të shpreh dashurinë që ndien për ty.
  • Gëzohet me arritjet e tua dhe të inkurajon për suksese të mëtejshme.
  • E do të ëmën, por mbështet ty kur ke të drejtë.
  • Mendon se jeni grup dhe nuk merr vendime në mungesën tënde.
  • Nuk mundohet të të blejë me paratë e tij.
  • Është dorëlëshuar dhe jo koprac.
  • I pëlqen të jetë me ty, dhe nuk kalon mirë vetëm kur del me shokë.
  • Të bën njeri më të mirë, të ofron ngrohtësi, besim dhe siguri./AlbStroka.com/


© 2010: Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top