You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » BAJAMJA DHE VERIU

BAJAMJA DHE VERIU

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Bajamja ishte një vajzë e bukur dhe banonte në një kullë të madhe. E ëma e kishte vajzë të vetme, e donte aq shumë sa në dimër s’e linte të kapërcente pragun e derës nga frika se mos ftohej.

Gjatë ditëve të ftohta dimërore, Bajamja, rrinte pas xhamit të dritares së saj, brenda dhomës së ngrohtë, dhe kundronte shiun që binte, dëborën që vishte gjithçka me të bardha por dhe harabelat që mundoheshin të gjenin ndonjë gjë për të çukitur.

Një ditë, Veriu, më i ftohti i erërave që fryjnë në tokë, qëlloi të kalonte jashtë kullës, pa Bajamen pas dritares së saj, u verbua aq shumë nga bukuria e saj, sa e dashuroi në çast dhe deshi që të martohej me të. Por, cila vajzë do të pranonte të martohej me Erën? Kështu, vendosi të maskohej në njeri. Kishte fuqi magjike, dhe ia doli shumë lehtë./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top