You Are Here: Home » Articles posted by Lorena Stroka (Page 235)

LOTI I BURRIT

© Lorena Stroka Loti i burrit nga i gruas thellësisht ka një ndryshim, loti  i gruas rrjedh si lumi, ndërsa i burrit pikon në shpirt... Faqet e grave njomen shpejt, se shpesh vëmendje kërkojnë ato, loti i burrit shpon dhe gurin, se s'rrëshqet pa ndjenjë, kudo... © KUDO DHE ASKUND ...

Read more

Botim i ri (2011) – LORENA STROKA

Përktheu në shqip: Lorena Stroka Fragment i shkëputur nga libri: "Mite dhe legjenda popujsh: KINË" (f. 5). Para krijimit të botës ku jetojmë sot, universi ngjante me një vezë gjigande, brenda së cilës përziheshin qielli, toka, errësira dhe kaosi. Pagu flinte për shtatë palë qejfe në qendër të vezës. Tetëmbëdhjetë mijë vjet më vonë, gjigandi ynë vendosi të zgjohej. Por kur çeli sytë e lodhur nga gjumi i gjat ...

Read more

MË PRIT

Më prit © Lorena Stroka  Buzë detit do vrapoj,këmbëzbathur si fëmijë,leshrat supeve do i lëshoj,gjurmët rërës do më sjellin tek ty... Edhe nëse vala i ka mbuluar,unë do të gjej përsëri,harta e zemrës që s’gabon kurrë,do më tregojë se ku je ti... Ndaj më prit aty ku je,si të ish’ fillim i ri,mos beso në të tjera buzë,pa më takuar përsëri... Edhe pse jeta na ndau kot,pa arsye na dënoi me vetmi,kurrë s’rreshtë ...

Read more

MURET

Muret © Lorena Stroka Muret e shtëpisë ngjajnë me kështjellë, janë veshur në zi e dëshpërim të thellë. Dhomat e zbrazëta, pa asnjë njeri, kujtojnë dhembje të pafund, zhytur në vetmi. © BURIM DASHURIE ...

Read more

PUSHTETI SFIDON KADARENË

Nga Artan Mullaj Një letër e hapur e Kadaresë është dicka e rrallë, për të mos thënë ky është rasti i vetëm  që shkrimtari i kursyer në vlerësime, i  drejtohet një politikani dhe zyrtari shqiptar, sic është z.Basha. Prandaj,  edhe për këtë arsye, kjo letër dëshmon vlerësim personal për yllin e kaltër të demokratëve, dhe si një përjashtim, vërteton në të njëjtën kohë se sa serioze është në optikën e shkrimta ...

Read more

A besoni në ëndrra?

Nga Lorena Stroka Nuk e di se sa prej jush besojnë në ëndrra dhe pse! Personalisht, më ndodhte diçka e çuditshme sa herë që shihja ndonjë ëndërr (jo të zakonshme) pyesja njerëz të moshuar për domethënien e saj, kur më thonin: “Mos u shqetëso, ëndrra është pozitive”, gëzohesha, ndërsa kur dëgjoja të kundërtën... thoja ëndrrat ëndrra janë, mjerë kush i beson.  Ma merr mendja se të njëjtin reagim ka shumica e ...

Read more

*Kushtuar TY…

Pritje © Lorena Stroka Të gjatën rrugë more, mëngjesit plot vesë, një çast zgjati përqafimi, të gjithëve na le në harresë. Buzëheshtur e i menduar, ike pa një pse, të përlotur vështronim hapat e tua, “nënë mos qaj”, nuk the. Si ylli në agim, humbe kthesave me nxitim, të kërkonin sytë tanë, mëngjesit shkretëtirë. Kaluan dhjetë vjet, në shtëpi s’u duk njeri, fotot varur mureve, thellojnë plagët e shpirtit tim ...

Read more

Kur, ku, si…

Nga Lorena Stroka 500 – 250 milion vjet më parë – Shfaqen kafshët dhe bimët e para. 25 - 66 milion vjet më parë – Epoka e Dinosaurëve. 65 – 2 milion vjet më parë – Shfaqet njeriu. Midis 3000 dhe 2000 p.e.s – Lulëzojnë kulturat e mëdha. 3000 p.e.s – Sumerianët sajojnë shkrimin. 2600 p.e.s – Faraonët Heopas, Hfrinas dhe Mikerinos ndërtojnë piramidat. 1500 p.e.s – Ndërtohet anaktori i Knosit në Kretë. 1250 p.e ...

Read more

Shpirti Homerik

Shkëputur nga libri: "Mitologjia, filozofët dhe poetët e lashtë Grekë (I)". Pavarësisht se heronjtë Homerikë jetonin brenda një mjedisi të ashpër, të përlyer me lotë e gjak, dhe që shpesh herë duhej të ishin të “armatosur” me fuqi të jashtëzakonshme shpirtërore për të mbijetuar nga kthetrat e armikut, në Iliadën e Homerit të madh na bie në sy dhe ana tjetër shpirtërore e shumë heronjve: “Akili e donte shumë ...

Read more

Gruaja gjatë periudhës Homerike

Shkëputur nga libri: "Mitologjia, filozofët dhe poetët e lashtë Grekë (I)". Gjatë periudhës Homerike gratë ndaheshin në tre kategori: Në kategorinë e parë përfshiheshin gratë e shtratit (ato që dinin të ofronin kënaqësi seksuale dhe pasion të pafund), të cilat ishin ndër më të shtrenjtat. Në të dytën, renditeshin gratë e shkathëta, të hijshme, ato që mund të bënin punë të zgjedhura, që kërkonin finesë, ndër ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top