You Are Here: Home » Articles posted by Lorena Stroka (Page 227)

Mendja e kokës të bën hatanë!

Nga Lorena Stroka Herëpashere kemi dëgjuar për rekorde të ndryshme, që thyhen nga njerëz me aftësi të veçanta dhe kohë mjaft të lirë personale (pa atë të shkretën, s’bën dot punë, se që të jesh i mirë në diçka, duhet t’i përkushtohesh plotësisht apo jo? S’bien petulla nga qielli). Mirëpo ka rekorde e rekorde, rasti i mëposhtëm është vërtet i veçantë, pasi në qoftë se nuk je shumë i trajnuar, mund të rreziko ...

Read more

Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”.

Në u kujtofsh se ende rroj © Lorena Stroka Në u kujtofsh se ende rroj, një copë letër më dërgo, dy fjalë zemre shkruaj në të, kudo qofsh ma posto... Si hajmali do e ruaj në gji, që mos ta lexojë kurrë njeri, sa herë zemra të rrahë fort, i pari ta dëgjosh ti... Në u kujtofsh se ende rroj, një send dërgomë kujtim, qoftë penë a këmishë e vjetër, sadopak të shuajë mallin tim... Dhe kur vitet të kenë kaluar, e u ...

Read more

Aq sa nuk dini për Hënën!

Nga Lorena Stroka 1. Hëna nuk është e rrumbullaktë. Ka formë "veze". "Hunda" e vezës shikon drejt teje. 2. Hëna është 4.6 miliard vjeçare. Është bashkëmoshatare e Tokës. Mosha rezultoi nga matja e gurëzave të saj. 3. Në vitet e para të jetës së saj Toka nuk kishte satelit. Sipas teorive mbizotëruese, disa miliard vjet më parë, një planet-meteor në madhësinë e Marsit goditi sipërfaqen e Tokës. Një pjesë e To ...

Read more

Skulptura super reale!

Nga Lorena Stroka Skulptura super reale që vijon është veç një nga punimet fantastike të Carole Feuerman, një artisteje të vërtetë e cila të manhit me talentin e saj të pakrahasueshëm. Feuerman është e njohur në mbarë botën si një skulptore e paarritshme në llojin e saj. Disa nga punimet e saj janë ekspozuar në shumë ekspozita dhe muzeume të rëndësishme të botës. Bravo i qoftë! ...

Read more

17 helmet aktive që përmban duhani!

Nga Lorena Stroka Efekti i dëmshëm i pirjes së duhanit rrjedhon nga një numër i madh substancash toksike që gjenden në duhan. Disa prej tyre i përmban vetë bima e duhanit, ndërsa të tjerat prodhohen nga djegia e duhanit, që ka një temperaturë prej 950 gradë celsius. Në tymin e duhanit janë zbuluar, qoftë si gaze apo si grimca të vogla, më shumë se 4000 substanca të ndryshme, duke përfshirë 17 helme aktive. ...

Read more

Historia tronditëse e vogëlushit “të përlotur”

Nga Lorena Stroka Oh, Zot ç'fytyrë engjëllore është kjo?! Në vitin 1985, portreti i një vogëlushi “të përlotur” tronditi Britaninë e Madhe, pasi historia e tij mbulohet nga një mister i madh. Piktura në fjalë, është krijuar nga një artist rruge, i quajtur Bragolin, në shumë kopje, të cilat shiteshin në pika të ndryshme turistike të Venecias. Piktura e vogëlushit thuhet se ishte riprodhuar në 50.000 kopje, p ...

Read more

Fruti i bukurisë!

Nga Lorena Stroka Shega është padyshim lloji i frutit që ndihmon sa në ruajtjen e rinisë po aq dhe të bukurisë sonë. Ka veti anti-flamatore që kontribuojnë në eleminimin e akneve (puçrrave). Përmbajtja e lartë e vitaminës C ndihmon në formimin e kolagjenit. Lëvorja e saj është e pasur me vitaminë E dhe locione hidratuese kundër relaksimit të lëkurës. Lëngu i shegës i përzier me sasi të barabartë vaj ulliri ...

Read more

Statujat më të famshme në botë

Nga Lorena Stroka Shumica e njerëzve në mbarë botën adhuron Statujën e Lirisë. Pse? Sepse është nga më të reklamuarat. Le të njohim pra disa statuja të tjera të cilat mund të jenë akoma më impresionuese se ajo e lirisë. Statuja Mother Motherland ndodhet në kryeqytein e Ukrainës, Kiev. Është ndërtuar rreth 40 vjet më parë dhe në kohën që përfundoi ishte më e larta në botë. Është 102 m e lartë (40 m është baz ...

Read more

Një vit pa verë!

Nga Lorena Stroka Shkaku i këtij fenomeni paradoksal që goditi Europën në 1816 ishte shpërthimi i një vullkani në malin Tambora të Indonezisë, i cili jo vetëm përshpejtoi ardhjen e dimrit, por kontriboi gjithashtu në shfaqjen e vitit më të ftohtë të shek. XIX, (duke e shndërruar në një nga vitet më të ftohtë të historisë botërore). Shpërthimi ishte katër herë më i fuqishëm se Krakatoa, dhe 52 000 herë më i ...

Read more

Seksi mund të na vrasë!

Nga Lorena Stroka Sipas disa hulumtuesve Britanikë, rritja e ndjeshme e intensitetit në aktivitetin fizik – siç vërehet kur vrapojmë ose bëjmë seks – rrit rrezikun e pësimit të një infarkti të mundshëm – veçanërisht kur bëhet fjalë për njerëzit që nuk ushtrohen rregullisht (në të dyja sportet). Prej kohësh është e njohur se aktiviteti fizik që bëhet në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë probleme kardiake. H ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top