You Are Here: Home » Articles posted by Lorena Stroka (Page 2)

A është e mundur miqësia mes dy gjinive?

Nga Lorena Stroka   Sipas Aristotelit, miqësia mund të ekzistojë vetëm mes të barabartëve, dhe gruaja në kohët e lashta - nuk konsiderohej e barabartë me burrin, as aq inteligjente sa ai.   Marrëdhëniet e pakta miqësore midis burrave dhe grave që ekzistonin në shekujt e mëparshëm ishin të mundshme vetëm midis individëve të klasave të larta shoqërore. Pas shekullit të 18-të gjërat filluan të ndryshojnë gradu ...

Read more

Femicidi: Forma më ekstreme e dhunës për shkak të gjinisë!

Nga Lorena Stroka   Vetëm në vitin 2017, nga 87,000 vrasje grash në rang botëror, u konstatua se 58% e tyre u kryen nga bashkëshortët ose partnerët (ish ose aktualë). Termi "femicid" u njoh gjerësisht si dhe u adoptua nga kriminologjia pas vitit 1992, falë librit "Femicidi: politika e vrasjes së gruas", një përmbledhje esesh të bashkëredaktuar nga kriminologu Jill Radford dhe sociologia Diana Russell. ...

Read more

NË KËRKIM TË KOHËS SË HUMBUR!

Nga Lorena Stroka   Në kërkim të kohës së humbur (À la recherche du temps perdu) e Marcel Proust është një kryevepër monumentale e letërsisë botërore, një udhëtim i thellë në kujtesën, kohën, dashurinë, artin dhe vetë natyrën njerëzore. Përmes zërit të një rrëfyesi, që shpesh shihet si alter ego i autorit, lexuesi udhëhiqet në një botë kujtimesh të fjetura, që zgjohen papritur nga një shije e thjeshtë – ajo ...

Read more

SPINTRIET DHE… SHTËPITË PUBLIKE!

Nga Lorena Stroka Spintriet ishin monedha të vogla prej bronzi, të cilat në njërën anë ikonizonin akte të ndryshme seksuale, ndërsa në anën tjetër thjesht një numër! Emri i tyre vjen nga sfinkteri i lashtë grek dhe i referohet sfinkterit anal. Emërtimi në fjalë u përdor për herë të parë nga historiani Suetonius për t'iu referuar burrave që punonin në prostitucion. Studiuesit argumentojnë se ato përdoreshin ...

Read more

MBRETËRESHA DHE… KATËR BASHKËSHORTËT E SAJ!

Përktheu: Lorena Stroka Njëherë e një kohë, ishte një mbretëreshë që kishte katër bashkëshortë. Pika e saj e dobët ishte i katërti. E stoliste me rroba të shtrenjta, bizhuteri të çmuara, parfume të këndshme dhe e trajtonte me shumë dashuri dhe ëmbëlsi. Bashkëshorti i tretë ishte i pashëm dhe arrogant, i pëlqente vetja shumë, por pavarësisht kësaj ajo e donte dhe nuk nguronte ta prezantonte te miqtë e saj. G ...

Read more

GRATË DHE… GROPA!

Përktheu: Lorena Stroka Tri gra të cilat kishin marrë udhën për të shkuar diku, papritmas u ndeshën me një gropë të madhe brenda së cilës gjendej… Lumturia. S’vonon shumë dhe gruaja e parë thotë: – Lumturi, dua të më bësh të bukur. Ajo u shndërrua menjëherë në një bukuroshe dhe u largua e lumtur. Në vijim, e merr fjalën gruaja e dytë: – Lumturi, dua të më bësh të pasur. Përnjëherë para saj u shfaq një arkë ...

Read more

RËNDËSIA E VËZHGIMIT TE FËMIJËT

Nga Lorena Stroka Sipas Sigmund Freud, foshnjat fillimisht drejtohen nga instinkti, dhe gradualisht i përshtaten një qasjeje më realiste duke thithur vlerat dhe normat e prindërve të tyre. Këto rregulla luajnë rol vendimtar në zhvillimin e vetëdijes së fëmijës.   Një nga gjërat më të rëndësishme për të punuar si prind është të kuptoni psikologjinë e fëmijës suaj. Prindërit kanë një mënyrë të veçantë pë ...

Read more

ROLI I GRUAS NË LASHTËSI

Nga Lorena Stroka Në shoqërinë e lashtë greke mund të thuhet me plot gojën se burrat ishin më të privilegjuarit e shoqërisë. Gëzonin status të plotë ligjor, d.m.th. kishin të drejtën e votës, mbajtjen e disa posteve publike, prona e shumë të drejta të tjera. Nga ana tjetër, gratë, fëmijët, emigrantët (qofshin grekë apo të huaj), punëtorët dhe skllevërit kishin role të përcaktuara, por me ndërveprim – zakoni ...

Read more

MJEKJA QË U MASKUA SI BURRË PËR TË USHTRUAR PROFESIONIN E GJINEKOLOGES

Nga Lorena Stroka Agnodika jetoi në Athinë në shek. IV p.e.r., dëshira më e madhe e saj ishte të studionte për mjekësi, por kjo gjë ishte e pamundur asokohë, pasi nëse do të guxonte ta bënte këtë si grua, do të përballej me dënimin me vdekje.   Për shkak të ndalimit të rreptë, gjatë asaj kohe ish vërejtur një shkallë e lartë vdekshmërie te gratë, të cilat refuzonin të kontrolloheshin nga mjekë-meshkuj... Kj ...

Read more

The Trolley Dilemma

Nga Lorena Stroka The Trolley Dilemma – përbën një ndër eksperimentet më interesante që janë prezantuar deri më sot. Eksperimenti në fjalë mban firmën e filozofit  Philippa Foot.  Në thelb, The Trolley Dilemma, ka të bëjë me qëndrimin moral të individit dhe polemikën midis shkollave filozofike të konsekuencës (utilitarizmit) dhe etikës. E para i lidh veprimet tona me rezultatet që sjellin (të udhë ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top