You Are Here: Home » Articles posted by Lorena Stroka (Page 16)

DIOGJENI DHE THJERRËZAT

Shqipëroi: Lorena Stroka Një ditë prej ditësh teksa Diogjeni po hante një pjatë me thjerrëza në pragun e një shtëpie të rastësishme, para tij i ndali hapat një emisar fuqiplotë, dhe i tha: “Ah, mor Diogjen, po të mësoje të bëheshe më pak kundërshtues e t’i bëje qejfin sundimtarit, nuk do të detyroheshe të haje thjerrëza.” Diogjeni ndaloi së ngrëni, ngriti kokën, e duke e parë drejt në sy, ia ktheu: “Eh, mor ...

Read more

JA SI LAKURIQËT E NATËS DO T’I NDIHMOJNË NJERËZIT TË JETOJNË MË GJATË

Nga Lorena Stroka Kohët e fundit shkencëtarët po studiojnë me imtësi lakuriqët e natës për të gjetur sekretin e jetëgjatësisë. Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Dublinit, shqyrtoi ADN-në e rreth 500 lakuriqve të egër nate, të cilët i përkasin katër llojeve. Shkencëtarët gjetën se një prej specieve që kishte vesh minjsh (Myotis) dhe që jetonte rreth 37 vjet (kur në fakt duhej të jetonte vetëm 4 vjet ...

Read more

“MJEKËT PA KUFIJ” TEJKALOJNË ÇDO KUFI!

Nga Lorena STROKA Duke qenë se pjesën më të madhe të port(h)aleve shqiptare e zënë debatet e kurdisura anal-itike dhe promovimi i zogjve apo kanarinave me laring të thellë, përfshirja e informacionit serioz, nuk shihet as me dylbi, e jo më me sy të lirë! Rrjedhimisht, nuk do të më dukej aspak e çuditshme mosdëgjimi i lajmit të mëposhtëm! Ditët e fundit, janë shtuar ndjeshëm zërat kritik për misionin e mjekë ...

Read more

TË PANJOHURAT E KAFSHËVE!

Nga Lorena Stroka Shumëllojshmëria e kafshëve dhe insekteve që jetojnë në këtë botë, sigurisht që është e habitshme për mendjen njerëzore. Nga pleshti i vogël e deri te balena blu, çdo kafshë apo insekt gëzon një tipar të veçantë, që  e bën atë të dallojë nga pjesa tjetër. Akoma dhe nëse jeni të pakapshëm në... zoologji, me siguri do të befasoheni nga shumica e atyre që do të lexoni më poshtë, duke filluar ...

Read more

ZOGU ME SQEPIN MË SHUMËNGJYRËSH NË BOTË!

Nga Lorena Stroka Tucan-i është një zog i bukur ekzotik që jeton në Amerikën jugore e qendrore. Tipar kryesor i zogut në fjalë është sqepi i gjatë e shumëngjyrësh. Po ta vini re, trupi i tij është disi i vogël në krahasim me madhësinë e sqepit që ka. Ka bisht të gjatë e të rrumbullakosur dhe krahë të vegjël. Nuk është e nevojshme të përshkojë distanca të gjata. Është zog pemësh dhe ushqehet kryesisht me fru ...

Read more

CILAT USHQIME PËRMBAJNË SUBSTANCËN QË FAVORIZON ZHVILLIMIN E KANCERIT?

Nga Lorena Stroka Sipas një kërkimi të kohëve të fundit, asparagina, një substancë e pranishme në shumë ushqime (mishi i shpendëve, prodhimet e detit etj.,), duket se favorizon zhvillimin  e kancerit të gjirit. Shkencëtarët vërejtën se kufizimi i sasisë së asparaginës në organizmin e kafshëve (minjve) me kancer gjiri të tipit trefish-negativ, reduktoi përhapjen e tumoreve në pjesë të tjera të tjera të trupi ...

Read more

IDHUJTARËT DHE… LUANI

Shqipëroi: Lorena STROKA Qindra vjet më parë, në një qytet të largët të Indisë jetonin katër burra, të cilët i lidhte një miqësi e fortë qysh nga vegjëlia. Ishin brahminë, pjesëtarë të një shtrese të mirë shoqërore, asaj të priftërinjve, njohës të thellë të shkencave të fshehta dhe vullnetit të Zotave. Tre prej brahminëve, duke qenë se pjesën më të madhe të jetës së tyre e kishin kaluar duke lexuar libra sh ...

Read more

PSE PËRKULEMI DJATHTAS KUR PUTHEMI?

Nga Lorena Stroka Një ndër karakteristikat e shumta të sezonit festiv është shkëmbimi i puthjeve - fakt që sipas ekspertëve kontribuon pozitivisht në shëndetin tonë. Shpesh herë, siç mund ta keni vënë re, kur puthemi, natyrshëm përkulemi djathtas. Lëvizje që sipas shkencëtarëve veç rastësi nuk mund të quhet. Sipas një studimi të ri, 2/3 e njerëzve, ose e  thënë ndryshe 72.92% e personave që afrohen për të p ...

Read more

ÇFARË VAJI TË ZGJEDHIM NË BAZË TË TIPIT TË LËKURËS, (II)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Epo nuk thotë kot populli: "Mukajeti të lë pa martuar!" :D Kështu edhe kjo puna ime! Edhe pse në stick kam një 'mal' shkrimesh të përgatitura, kur vjen koha për t'i postuar, çuditërisht, bëhem aq përtace sa nis justifikimet: hë se po s'munde sot, ditë është dhe nesër... E disi kështu nga shtyrja për një ditë, kalojmë në atë për një vit! Nejse për të mos ju lodhur më ...

Read more

FAKTE INTERESANTE PËR VRIMAT E ZEZA, (I)

Nga Lorena Stroka Vrimat e zeza janë nga karakteristikat më të frikshme të universit tonë. Janë të mistershme dhe ushtrojnë një tërheqje gravitacionale aq të madhe, sa çfarëdo që të depërtojë në to - qoftë dhe dritë - nuk ka shpëtim! Për këtë arsye, vrimat e zeza janë të padukshme me sy të lirë. Janë aq të hapura, të zbrazëta e të errëta, sa dhe vetë hapësira që i rrethon. Shkencëtarët janë në dijeni të ekz ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top