You Are Here: Home » Articles posted by Lorena Stroka (Page 10)

SI QUHET GRABITQARI ME QERPIKËT MË TË BUKUR NË BOTË?

Nga Lorena STROKA Shpendi i çuditshëm që shihni në foto quhet Secretary (Sagittarius Serpentarius) dhe i përket kategorisë së shpendëve të mëdhenj grabitqarë, ngjashmëria e tij me skifterët dhe shqiponjat është mëse e dukshme. Një nga tiparet dalluese të këtij shpendi janë... qerpikët e gjatë e skrop të zinj! Grabitqarin në fjalë, e hasim në Afrikën e Jugut. Përveç pamjes mbresëlënëse, secretary shquhet edh ...

Read more

E RRALLË! NJIHUNI ME LULEN QË BËHET E TEJDUKSHME SA HERË QË…

Nga Lorena STROKA Grayi Diphylleia është një lule e imët me petale të bardha, e cila  shquhet për përshtatje të pazakontë ndaj kushteve klimatike... Në mënyrë të veçantë, gjatë shirave, petalet  e kësaj luleje delikate ndryshojnë totalisht formë, bëhen të tejdukshme porsi qelqi. Bima në fjalë, lulëzon në tokë të lagësht, kodra të pyllëzuara si dhe në zonat më të ftohta të Japonisë dhe Kinës. Lulëzon kryesis ...

Read more

SI TË SILLEMI ME ADOLESHENTËT! KËSHILLA PËR PRINDËRIT!

Nga Lorena STROKA Në më të shumtën e rasteve, bashkëjetesa me një adoleshent nuk është gjëja më e thjeshtë, kryesisht sa i përket mënyrës së komunikimit dhe sjelljes me ta. Jo pak herë, prindërit nuk dinë si t'i afrojnë, si t'u flasin, si të përballojnë vështirësitë e kësaj moshe delikate. Për shumëkënd, të qenët prind, ndoshta përbën misionin më të vështirë në jetë, por dhe më të këndshmin njëkohësisht (do ...

Read more

BIMA QË SHËRON PROBLEMET E SHIKIMIT

Nga Lorena STROKA Moreja ose siç njihet ndryshe kopra është një bimë jetëshkurtër, e njohur më së shumti për vetitë e saj shëruese. Është vërejtur se çaji i përfituar nga bima e koprës, jep rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Përveç eliminimit të kripërave të tepërta, masave të forta, pastron gjithashtu dhe rrugët urinare, duke çuar kështu në heqjen e helmeve nga organizmi në mënyrë kre ...

Read more

PERIMJA QË SHËRON PUÇËRRZAT E GOJËS (AFTET)

Nga Lorena Stroka Aftet janë disa fshikëza me lëng të bardhë/verdhë, ose plagë të vogla që dalin në cipën e gojës, ose në gjuhë nga disa sëmundje, dhe që kanë ndjesi shpimi. Arsyeja pse shumë njerëz vuajnë nga aftet është e panjohur, pavarësisht se herëpashere janë përmendur disa faktorë shkaktarë. Specialistët e shëndetit shpjegojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune. Kur organizmi nuk njeh mukozën ...

Read more

SI VDIQ ODISEU MITIK?

Nga Lorena Stroka Megjithëse gjithkush është në dijeni të vuajtjeve të Odiseut mitik, mbretit të Itakës, i cili pas një periudhe të gjatë luftimesh në Trojë, mori rrugën  e kthimit për në atdhe, ku dhe vrau të gjithë krushqarët nga rrethinat e afërta e të largëta që kishin vënë në sy Penelopën, bashkë me pasurinë dhe fronin e tij, pakkush njeh vazhdimësinë e historisë, ose më saktë, fundin e Odiseut! Në një ...

Read more

JA ME SE T’I HIQNI RRUDHAT E FYTYRËS DHE STRIJAT E BARKUT!

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Çfarë keni dëgjuar për Helikrisumin-bimën e diellit ose siç njihet ndryshe lule akjën? Për ju që nuk jeni në dijeni të kësaj bime, ose që keni dëgjuar fare pak për të, Akja, është një bimë shumëvjeçare, e cila rekomandohet për pastrimin e rrugëve të sistemit të frymëmarrjes, (nëse përdoret si çaj), si dhe për rigjenerimin dhe eliminimin e çdo dëmtimi lëkure, duke fi ...

Read more

TRUKET STILISTIKE QË JU BËJNË TË DUKENI MË TË GJATA

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Në qoftë se nëna natyrë nuk ju dha gjatësinë e dëshiruar, kjo nuk do të thotë se duhet të ndiheni keq, as të qëndroni 24 orë në ditë në majë të takave! Nuk është çështje turpi, por lodhjeje! Për fat të mirë, ka disa truke stilistike, të cilat mund t’ju bëjnë të dukeni më të gjata, më të holla, dhe mbi të gjitha më vetëbesuese! Personalisht dhe pse nuk bëj pjesë te f ...

Read more

SI TË ZBUKUROHENI DUKE PËRDORUR VETËM KËTO 3 PRODUKTE, (UDHËZUES PRAKTIK)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Duke qenë se për një pjesë të madhe të vajzave e grave shqiptare blerja e produkteve kozmetike nuk është aspak e lehtë, për shkak të pamundësive ekonomike, zbulimi i disa sekreteve praktike (nëse mund t'i quaj të tilla) do të vlejë vërtet shumë, për t'i bërë ato që të ndihen sa më të bukura e të kuruara, pa shpenzuar dhjetëra euro. A e dini që kremi i duarve apo i t ...

Read more

KJO ËSHTË RACA E QENËVE MË TË SHPEJTË NË BOTË

Nga Lorena Stroka Çdo racë dallohet për karakteristikat e veta. Disa raca shquhen për inteligjencë, afrimitet, aftësi gjuetie, e ca të tjera për shpejtësi! Qentë më të shpejtë në botë janë ata të racës Greyhound, të cilët mund të zhvillojnë shpejtësi deri në 72km në orë. Ajo çka i bën këta qenë të rendin me shpejtësi marramendëse është ndërtimi i tyre trupor. Kafka e ngushtë aerodinamike, "forma e përmbysur ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top