You Are Here: Home » Kuriozitete » AUROVILLE: QYTET PA ZOT, POR ME NJERËZ PLOT!

AUROVILLE: QYTET PA ZOT, POR ME NJERËZ PLOT!

Nga Lorena Stroka

Disa kilometra larg Bengalit ndodhet një qytet i veçantë, krejt i ndryshëm, sa në pamje po aq edhe në mënyrën e jetesës së banorëve në të. Shumica e ndërtesave publike dhe shtëpive duket sikur kanë kërcyer nga filma fantastiko-shkencorë. Auroville është një qytet pa kryetar bashkie, pa policë, pa gjykatë, pa antena televizori dhe sigurisht pa kanale televizive.

Brenda këtij mjedisi, 1.500 banorët punojnë për të pasur aq sa duhet, ndajnë me njëri-tjetrin gjithçka kanë dhe merren me aq sa munden për të zhvilluar jetën e tyre shpirtërore. Ky qytet u ndërtua 45 vjet më parë, në vitin 1968, nga dy Hinduistë që donin të ndërtonin një vend që do të bëhej nisma, ose “agimi” i një jete të veçantë për të gjithë njerëzit e planetit./AlbStroka.com/ Ide goxha e zgjuar, me kënaqësi mund të shkoja një muaj aty.

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top